Fethullah Gylen intervistë për Ahram: Erdogani e përçau popullin turk në grupe

Fethullah Gylen

Një nga revistat më prestigjioze të Egjiptit, Al'Ahram El'Arabi, pjesë e gazetës Ahram, zhvilloi reportazhin e dytë me Gylenin.

Gyleni, në reportazhin që, revista e publikoi në faqen kryesore, i dha përgjigje shumë pyetjeve me interes të gjerë si: aktualiteti në Turqi, zgjedhjet e 24 qershorit dhe, gjendja aktuale e Lëvizjes Hizmet.

A mund të flisni rreth horizontit të arritur nga Lëvizje Hizmet, qoftë në Turqi e, qoftë jashtë saj?

Ky rreth shoqëror, përbëhet nga njerëz që, janë bashkuar bashkë duke i cilësuar dasitë mes njeri-tjetrit si pasuri dhe jo si pretekst për të sulmuar njëri-tjetrin, duke e pranuar gjithsecilën në gjendjen që ai ndodhet, dhe veçanërisht duke mbajtur gjithnjë të freskët principin e edukimit të rinisë me anë të shkollave. Përbëhet nga njerëz, të cilët, duke vendosur në kornizën që mund ta quajmë "logjikë Kuranore" kanë ndërtuar spitale, shkolla, qendra kulturore e, projekte për dialog si dhe shoqata të ndihmave humanitare. Një lëvizje humane, që duke pasur shumicën e anëtareve musliman dhe duke u frymëzuar nga burimet fetare, nga njëra anë muslimane, por që ka si qëllim të përqafojë gjithë njerëzimin dhe t'i shërbejë mbarë botës. Ata, deri tani, i kanë mbështetur në 160 vende të ndryshme të botës dhe i kanë pranuar në mesin e tyre.

Maxhoranca politike turke, gjuetinë e shtrigave që, e fillon në Turqi, mundohet ta vazhdojë edhe në vende të tjera të botës. Diplomatët turq, kanë si detyre parësore që institucionet arsimore të hizmetit t'ia kalojnë shoqatës Maarif ose t'i mbyllin fare. Shokët tanë që ndodhen në këto vende, i kanë futur në avion dhe dërguar në Turqi, pa marrë parasysh asnjë lloj të drejte ndërkombëtare.

Por, gjithë ky despotizëm, u bë pretekst për diçka që ata se kishin në plan. Bota, e njohu më mirë Lëvizjen Hizmet. Kuptoi, që, ne nuk jemi në të njëjtën linjë me ata që e përdorin Islamin për qëllime politike dhe kjo, ngjalli një interes të madh e, vende vende edhe një afrim me Hizmetin. Kjo, edhe pse me një kosto të rëndë për ne, është një mirësi  e të Vërtetit (Krijuesit të gjithësisë).

Pas konfliktit tuaj me Erdoganin, a pati ndonjë stepje apo pakësim në radhët e atyre që e mbështesin, apo që janë edhe anëtarëve të Lëvizjes Hizmet?

Prej atyre që e njohin mirë lëvizjen, përpos një pakice shumë të vogël, nuk pati hapa mbrapa. Ndërsa, ata që kanë pasur lidhje të dobëta me hizmetin, nën ndikimin e presionit dhe frikës, preferuan të heshtin ose të qëndrojnë larg për një farë kohe. Në një ambient ku, shteti me gjithë fuqinë e tij sulmon një shoqëri dhe e shpall atë kurban të mëkateve të tij e, duke pasur parasysh psikologjinë e popullit në një situatë të tillë, gjendja duhet pranuar me mirëkuptim. Qeveria turke, ndoshta ia arriti që të ndikojë në disa shtete. Vende vende me ryshfete, e në të tjera me kërcënime dhe me prishje të marrëdhënieve diplomatike, bënë të mundur që shkollat t'ia kalonin shoqatës Maarif ose t'i mbyllnin. Ndërsa, në vendet perëndimore, në Amerikë, në Evropë, në Australi, në Afrikë si Egjipti, Nigeria, Kenia e, Afrika Jugore, ku nuk mundën që t'i blinin njerëzit me para e, nuk arritën ta merrnin ligjin në dorë, nuk ia arritën qëllimit. Në të kundërt, kjo gjendje në shumë vende të botës zgjoi interes dhe kureshtje ndaj lëvizjes. Shumë vende perëndimore, i strehuan anëtarët e hizmetit që u arratisën nga despotizmi turk dhe arritën të vendoseshin në këto vende.

Padrejtësitë vazhdojnë deri në një pikë. Koha e politikanëve është e kufizuar e, një ditë do të largohen në rrugë demokratike. Por, kjo lëvizje, që, në thelbin e saj ka dashurinë e vullnetarizmin, me lejen e Allahut, në vendet ku është e pamundur në zemra e, në vendet ku është e mundur do të vazhdojë me anë të institucioneve.

Përpjekjet tuaja të sinqerta hapën shkolla, spitale dhe qendra kulturore. Këto institucione luajtën një rol të madh në ndriçimin e mendjes. A vazhdojnë aktivitetet me intensitet të njëjtë, apo kanë ndryshuar disi kushtet krahasuar me atë të vjetrën?

Shërbimi ndaj njerëzimit për kënaqësinë e Krijuesit, është detyrë fetare po aq sa edhe detyrë njerëzore. Parimet bazë janë të mirë përcaktuara dhe nuk ndryshojnë. Lipset, që, për të pasur një botë ku njerëzit jetojë në harmoni, paqe, e tolerancë me njëri-tjetrin, ku çdo njeri ndjehet i vlerësuar e i respektuar, të përpiqemi në sektorë të ndryshëm e, veçanërisht në arsim. Vetëm se, në varësi të kohës dhe kushteve, këto shërbime mund të ndryshojnë formën e modelin tyre.

Pranimi i gjithkujt në pozitën që posedon, maturia, ekuilibri dhe ndjenja e shëndoshë, janë nga karakteristikat më të rëndësishme të shërbimit (hizmetit) tuaj. Pas përqendrimit të pushtetit në duart e Erdoganit, a mund të thuhet se në Turqi mori fund periudha e maturisë  dhe ekuilibrit?

Për fat të keq, në Turqi, këto vlera janë flijuar për hir të politikës. Hizmeti përfaqësonte maturinë në Turqi. Politika polarizuese e ndjekur nga Erdogan në periudhën e fundit, bëri të mundur që, radikalizmi të dal në plan të parë. Shkollat fetare u politizuan dhe, feja e mësimi e fesë u përdorën si mjete politike. Populli u shndërrua në armik të njëri-tjetrit. Dëmet e shfaqura nga kjo situatë, kërkojnë vite të tëra që të rikuperohen. Sa i përket anëtarëve të Lëvizjes Hizmet, pavarësisht presionit e dhunës së ushtruar, duke mos lëshuar pe prej principeve si, sundimi i ligjit e mospërdorimi i dhunës, ata, nuk kërkojnë për dhunuesit e tyre asgjë tjetër përveç drejtësisë.

Ju, përbëni një shembull për tolerancë kundrejt dasive të ndryshme dhe për dialogun ndërfetar. Sipas jush, a ka arritur Hizmeti që ta prezantojë veten e tij aq sa duhet?

Principi i Hizmetit për dialog dhe bashkëjetesë, në vendet perëndimore ku muslimanët janë pakicë, ka tërhequr mjaft vëmendje dhe është vlerësuar. Anëtarët e Hizmetit, me përpjekjet e tyre për ta jetuar Islamin ashtu siç duhet e, në të njëjtën kohë duke i integruar në jetën e tyre  të përditshme ato pjesë të modernizimit që nuk bien ndesh me Islamin, kanë treguar një shembull pozitiv në vendet perëndimore. Kanë luajtur rol në zbehjen e ideve negative të formuara rreth Islamit. Ndërsa, në vendet muslimane nuk mund të themi se Hizmeti e ka prezantuar veten e tij aq sa duhet. Në vitet 90-të, aktivitet e dialogut në Turqi, u cilësuan si deformim i Islamit e tolerim prej principeve të tij, gjë e cila u kritikua ashpër në atë kohë. Po ashtu, qeveria e Erdoganit, duke e quajtur Hizmetin si kukull të fuqive të huaja, apo kukull të Vatikan-it, CIA-it apo MOSSAD-it, e tronditi ndjeshëm prestigjin e Hizmetit në sytë e popullit. Në të njëjtën kohë, disa grupe që kanë lidhje me ta, e zhvilluan të njëjtën fushatë në vendet me shumicë muslimane dhe e vazhdojnë akoma. Për rrjedhojë, nuk mund të thuhet se e kemi prezantuar veten tonë ashtu siç duhet në këto vende.

Gjatë vizitave tona të mëhershme në qytet e Turqisë, nuk rastisje lehtë me anëtarë të ISIS-it. Sipas jush, a mund të jetë në thelb të spastrimit të Lëvizjes Hizmet nga Turqia, për të dalë në pah organizatave të tilla terroriste si Isis-i e përhapja e tyre me lehtësi?

Një numër i konsiderueshëm mediash dhe vëzhguesish ndërkombëtarë kanë sjellë në vëmendje largimin nga puna dhe burgosjen e shumë specialistëve të policisë e të antiterrorit. Po ashtu, media botërore shkroi se Edogan duke i ndihmuar me armë organizatat radikale në rajon, kërkon që me anë të tyre bëhet superfuqia e rajonit. Për këtë arsye, mund të thuhet se në kohët e fundit grupet terroriste si Isis-i dhe simpatizantët e tyre kanë një ambient më të përshtatshëm në Turqi.

Çfarë mund të bëhet sipas jush për eliminim të terrorizmit dhe organizatave si Isis?

Në këtë çështje, përgjegjësia bie mbi muslimanët dhe, po ashtu mbi shtetet e fuqishme. Si fillim muslimanët, duhet të heqin dorë nga faturimi i terrorizmit vendeve perëndimore e, lipset që të bëjnë një vetëllogari të vetes së tyre. Duhet të pyesim veten, pse ka kaq shumë të rinj nga mesi ynë që bien pre në rrjetën e terrorizmit. Ne si muslimanë, e kemi për detyrë që t'u mundësojmë të rinjve tanë edukim sa më profesional, duke ndërthurur dijet fetare me shkencat ekzakte e moderne. Siç e kemi për detyrë që, në tekstet shkollore të mundësohet studimi i vlerave universale të njeriut e, të bëhet e mundur që edhe në shoqëritë tona të jetohet liria e, të drejtat e njeriut të respektohen. Ndërsa, ajo që u takon shteteve të fuqishme, është, që mos ta shohin problemin e terrorizmit si të zgjidhshëm vetëm me disa masa ushtarake dhe me shërbime sekrete, por, duhen hedhur hapa edhe rreth perceptimit të tij politik, ekonomik e sociologjik. Të hedhin hapa drejt integrimit të muslimanëve që jetojnë në vendet e tyre e, po ashtu, duhet të përcaktojnë politikat e tyre të jashtme, duke u dhënë po aq rëndësi jetës së njerëzve që jetojnë në vendet e tjera po aq sa u japin rëndësi jetës së shtetasve të tyre. Ajo që i takon organizatave ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara apo Bashkimi Evropian, është, marrja e masave për ruajtjen e të drejtave themelore të njeriut dhe të lirisë, dhe marrja e masave parandaluese për qeveritarët që i dhunojnë në një shkallë të frikshme të drejtat e shtetasve të tyre.

Çfarë qëndron në thelb të mosmarrëveshjes tuaj me Erdoganin? Ndërkohë, që shumë specialistë thonë se, Erdogani është një prej nxënësve tuaj besnik?

Ata, që, më njohin mua dhe lëvizjen nga afër, e dinë që Erdogani s'ka qenë asnjëherë nxënësi im. Kemi shumë botëkuptime të ndryshme e, në krye vjen fakti që, feja s'mund të përdoret si mjet politik.

Nxënës as që bëhet fjalë, por ne asnjëherë s'kemi qenë pranë me Erdoganin. Vetë disa herë jemi takuar. Mbështetja e shokëvë tanë ndaj partisë së tij, ka qenë si çdo qytetar përkundrejt premtimeve për demokraci, të drejtat e njeriut e liri. Po ashtu, shokët tanë kanë mbështetur edhe ata që ishin para e tij, të cilët, premtonin demokraci, anëtarësim në BE dhe liri të të drejtave të njeriut. Por, pas kthesës 180 gradë të Erdoganit dhe partisë së tij nga këto premtime, edhe ne s'mund ta vazhdonim më mbështetjen tonë e, ashtu ndodhi.

Një prej shkaqeve të mosmarrëveshjeve, është, edhe fakti që Lëvizja Hizmet, e cila ka aktivitete të suksesshme në fushën e arsimit në të gjithë botë, nuk e pëlqeu dhe nuk e mbështeti në arenën ndërkombëtare idenë e Erdoganit për diçka që e quante "Lidershipi botëror i Muslimanëve". Për këtë arsye, ai tani po përpiqet me të gjitha mundësitë e shtetit, duke vënë në gatishmëri diplomatët dhe shërbimet sekrete turke, që, të mbyllë institucionet arsimore të Hizmetit në botë ose t'ia kaloj ato shoqatës Maarif e, po ashtu t'i sjellë në Turqi anëtarët e hizmetit që gjenden në këto vende.

Thuhet se, Lëvizja Hizmet është frymëzuar në themel prej nacionalizmit, liberalizmit e demokracisë, ndërsa, linja e Erdoganit ka si princip idenë e një kalifati islam, i cili kalon përtej kufijve dhe kontinenteve. Sa qëndron kjo?

As unë e, as anëtarët e Hizmetit, nuk iu futëm kësaj punë duke marrë për bazë ideologjitë me rrënjë perëndimore. Referenca jonë, kanë qenë gjithmonë shembujt nga jeta e Profetit Muhamed (sas) dhe, në të njëjtën kohë, vlerat islami që besojmë se janë edhe vlera universale. Vlerësimi i çdo njeriu, barazia përpara ligjit, dhënia e mundësisë gruas për të marrë edhe ajo rol në jetën shoqërore, një qeverisje që vjen si rezultat i zbatimit të ligjit dhe me pjesëmarrjen e qytetarëve... të gjitha këto, janë principe islame dhe universale. Dikush mund të bëjë edhe spekulime rreth qëndrimit tonë, por, burimi ynë i frymëzimit është i qartë.

Ndërsa, për Erdoganin, mund të themi se tashmë është bërë e qarte, se, e shikon veten si lideri i të gjithë muslimanëve në botë , qoftë në fjalët e tij e, qoftë në veprimet e tij, duke përdorur fuqinë e shtetit turk, mundohet të fitojë sa më shumë prestigj për veten e tij. Për më tepër, njerëzit rreth tij, duke mos u mjaftuar me kaq, janë shprehur se e shohin atë si lider botëror.

Disa qarqe dhe parti politike në perëndim, janë të angazhuar që ta shpallin Lëvizjen Ikhuane (Vëllazëria muslimane) në të cilën është anëtar edhe Erdogani si organizatë terroriste. Si e vlerësoni këtë angazhim?

Midis Ikhuanëve mund të ketë prej atyre që janë përzier me terrorizmin e dhunën. Në Amerikë dhe Evropë ka prej atyre që e kanë shprehur këtë mendim. Nëse me të vërtetë ka diçka të tillë, atëherë kjo është e pa tolerueshme. Qasja jonë kundrejt terrorizmit ka qenë që prej ditës së parë e pandryshueshme: "Një musliman i vërtetë s'mund të jetë terrorist. Ashtu si, një terrorist s'mund të jetë kurrë një musliman i vërtetë." Për rrjedhojë, grupimet muslimane, duhet të kenë qëndrim të qartë e të prerë kundrejt dhunës dhe terrorit. Përndryshe, do të nxihej fytyra e kristaltë e Islamit e, kjo do ishte tradhti ndaj fesë.

Por, nuk është e drejtë, që me qëndrim përgjithësues të fajësohen të gjithë anëtarët e lëvizjeve të ndryshme islame në vende të ndryshme, të cilët, nuk janë përfshirë në asnjë lloj ngjarjeje dhune e, i shërbejnë fesë me sinqeritet. Në të kundërt, u bëhet padrejtësi atyre që janë kundër terrorizmit, dhe disa persona me një praktikë të tillë të padrejtë mund të shtyhen drejt grupeve radikale.

Edogani, që, e ka shndërruar Turqinë nga një vend me armiq zero, në një vend me zero miq, pse përpiqet që çdo problem t'jua faturojë juve?

Po, e ka transformuar shtetin nga një vend me zero armiq, në një vend me zero miq. Sepse, ai duke ndërhyrë në punët e brendshme të vendeve të rajonit e, në sajë të armëve që u dërgoi grupeve të ndryshme radikale, u përpoq që t'i dizajnonte këto vende sipas idesë së tij. E gjeti këtë kompetencë në veten e tij, duke e cilësuar veten si lider i Lindjes së Mesme e Kalif i Muslimanëve. Ndërsa ne, nuk aprovuam asnjë nga këto e, për rrjedhojë, na shpalli armiq. Pas kësaj, çdo akt negativ u mundua t'ia faturojë Hizmetit për të arritur qëllimet e tij politike. Për shembull, duke marrë shkas nga hetimet për korrupsion të vitit 2013, e politizoi të gjithë sistemin e drejtësisë dhe, e bëri këtë sistemin të pafunksionushëm. Punonjësit me eksperiencë shumë vjeçare në polici, i largoi dhe, e solli strukturën policore në një gjendje të pafunksionueshme. Duke mundësuar transferimin te miqtë e tij, që kanë grupe të mëdha mediash e, të tjerëve duke u dhënë ndihma me reklama e duke u dhënë favore nëpër ankande të ndryshme, dhe, vende vende duke i kërcënuar, frenoi përçimin e të vërtetave në publik. Po ashtu, duke marrë shkas nga ngjarja e Korrikut, i dha goditjen më të madhe historike forcave të armatosura e, kështu, i mori nën kontrollin e tij. Pra, shkurtimisht, Erdogani i solli organet shtetërore në një instrument për të arritur qëllimet e tij politike dhe, e polarizoi shoqërinë në një formë të pa parë më herët.

E për t'i legjitimuar të gjitha këto akte, i lipsej një armik: Kur e kuptoi se Hizmeti nuk do të bëhej vegël e tij për të arritur qëllimet politike, e shpalli atë armik e, filloi t'i motivonte masat me këtë fakt. Për të vazhduar këtë motivim, akoma vazhdojnë të akuzojnë hizmetin për çdo gjë. Duket si një zgjedhje e zgjuar nga e tij. Sepse, sado që të veprojë kundër Hizmetit, ai e di shumë mirë se Hizmeti nuk do t'ia kthejë me të njëjtën monedhë e, anëtarët e kësaj lëvizje nuk do ta ngrijnë dorën as edhe për të goditur me grusht.

Si e vlerësoni 15 korrikun e 2016-s?

Kur ishte duke ndodhur ngjarja, unë e bëra lanet e, i kam mohuar të gjitha akuzat e bëra ndaj meje. E ftova Edoganin që të ngrihej një komision ndërkombëtar e, do ta t'i bindesha përfundimit të tyre. Nëse, komisioni do të më fajësonte mua, unë premtova që të merrja biletën e të kthehesha në Turqi. Ata, as që iu përgjigjën ftesës time. Kjo, tregon se ata kanë fshehur shumë gjëra. Dhe me të vërtetë, nuk e bindën dot botën me shpifjet e tyre. Unë mendoj se, 15 korriku është një skenar ku bën pjesë edhe Erdogani. Me lejen e Zotit, me kalimin e kohës e vërteta do të dalë në shesh.

Shtetet perëndimore dhe Amerika, përse nuk e ngritën zërin kundrejt dhunimit të të drejtave të njeriut që bëri Erdogani dhe futjen në burg të mijëra njerëzve?

Reagimet e treguar nga perëndimi dhe Amerika kundrejt dhunimit të të drejtave të njeriut në Turqi, ishin shumë më të pakta nga ç'pritej. Nuk mund të themi se nuk e ngritën fare zërin. Kishte prej deputetëve, senatorëve, zëdhënësit e ministrave e, po ashtu, prej organizatave brenda BE-së që e ngritën zërin, por, në të shumtën e rasteve këto mbetëm vetëm në fjalë dhe nuk u kthyen në vepra. Për fat të keq, në marrëdhëniet midis vendeve, përfitimet afatshkurtra dalin në plan të parë. Shqetësimet e Evropës për çështjen e refugjatëve Sirianëve përbën dinamikën kryesore, që, i kanë dhënë drejtim marrëdhënieve strategjike edhe me Amerikën. Hapja e dyerve sirianë nuk është një vendim personal i Erdoganit, por një qëndrim i përgjithshëm i popullit turk. Nëse e shohim çështjen nga ana e sigurisë mund të themi; Marrja e të gjitha institucioneve demokratike njëra pas tjetrës nën kontroll nga Erdogani, po e çon rajonin drejt një lëmshi problemesh. Nga njëra ana, marrëdhëniet në fushën ushtarake e informative me pahir, nga ana tjetër ndjek politika që mundësojnë terren të përshtatshëm për zgjerimin e terrorizmit e dhunës. Turqia, si një vend që po largohet nga demokracia dhe shteti i së drejtës, në vend të të qenurit përfaqësues i qëndrueshmërisë dhe paqes në rajon, është më tepër një kandidat i të qenurit pjesë e radikalizmit e dhunës...Kështu që, po i shohim edhe shembujt e kësaj.

A mendoni të ktheheni në Turqi?

Nëse Turqia bëhet sërish një shtet demokratik dhe i së drejtës, do të kisha dëshirë të kthehesha, por, se kur mund të bëhet e mundur kjo, është vështirë për të thënë diçka. Nuk duket ndonjë dritë për të shpresuar në një afat të shkurtër. Por, mohimi vazhdon, ndërsa, padrejtësia nuk vazhdon (përherë). Krijuesi i Vërtetë, nëse e dëshiron diçka, i krijon edhe shkaqet. Besimtari nuk i humb asnjëherë shpresat. As ne, nuk i kemi humbur shpresat e, nuk do t'i humbasim.

Përfaqësues i maturisë dhe mendjes së shëndoshë jeni ju, jo Erdogani. Pavarësisht kësaj, ndërkombëtarët përse nuk e mbrojnë Lëvizjen Hizmet nga padrejtësitë e Erdoganit dhe AKP-së (Partia për drejtësi dhe zhvillim)?

Shtetet, në marrëdhëniet ndërkombëtare, veprojnë në kornizën e ruajtjes së përfitimeve të tyre. Kjo, mund të jetë e logjikshme deri në një farë pike. Por, në Turqi u përjetuan dhe vazhdon të përjetohen shkeljet më të rënda ndaj të drejtave të njeriut, që, nuk  janë parë në historinë e saj. Anëtarët e Hizmetit, po përjetojnë gjenocid sipas përkufizimit të Kombeve të Bashkuara. Njerëzit, të cilët, kanë dhënë ndihma për kënaqësinë e Allahut, u kanë dhuruar kurbane shoqatave humanitare e kanë mundësuar që këto t'u shpërndahen të varfërve e, që u kanë dhënë bursa studimi studentëve, janë përndjekur si kriminelë e janë torturuar. U konfiskua pasuria dhe objektet e njerëzve që kanë punuar gjatë gjithë jetës së tyre me djersën e ballit. U pushuan padrejtësisht nga puna 150 mijë punonjës të shtetit e, ju pezulluan të gjitha të drejtat që kishin fituar deri tani. Ata dhe familjet e tyre, i dënuan, pa përjashtim me uri. Përballë gjithë këtyre padrejtësive, prisnim nga vendet historikisht mike të Turqisë, një zë më të lartë. Nuk mund të themi se nuk pati fare zë. Kishte prej kryetarëve të shteteve e deputetëve, që, i shprehën shqetësimet e tyre, por, kjo nuk u kthye në vepra reale.

Nga ana tjetër, shumë shtete, marrëdhëniet dyanëshe të Edoganit për t'u bërë element  përfitimi, nuk iu bindën presioneve të tij. Nuk lejuan që të prekeshin anëtarët e Hizmetit dhe institucionet e Hizmetit në vendet e tyre. Refugjatët që u larguan nga dhuna e despotizmi turk, i hapën dyert dhe i mirëpritën në vendet e tyre. Egjipti, Suedia, Norvegjia, Amerika, Kanadaja, Australia e shumë vende të tjera. Dua t'i përkujtoj me falënderim.

Si e vlerësoni kalimin nga sistemi parlamentar në atë presidencial në periudhën e Erdoganit?

Në botë ka modele të ndryshme qeverisjeje. Këto mund të ndryshojnë nga shteti në shtet. Por, themelore është ndarja e pushteteve, respektimi i principeve universale si; mbizotërimi i ligjit, respektimi i të drejtave të njeriut e, garantimi i lirisë. Në sistemin që përpiqet të kalojë Turqia, nuk besoj se po respekton dhe, se do të respektohen këto principe.

Si i vlerësoni zgjedhjet e parakohshme?  A janë këto një përpjekje e Erdoganit për të vazhduar qeverisjen deri në 2029?

Mund të thuhet se, pas çdo lëvizjeje politike të viteve të fundit qëndron dëshira e Erdoganit për të qenë fuqi e vetme në pushtet.

Në rast të përçarjes së Sirisë, duke qenë se në Turqi ka shtetas Alevi e Kurdë, a përbën kjo rrezik për tërësinë territoriale të Turqisë?

E kam shprehur edhe më parë mendimin tim rreth Sirisë. Zgjidhja e shëndetshme për Sirinë, është, një qeverisje ku e gjejnë veten e përfaqësohen: popullsia e muslimanëve suni arab, popullsia Nusajrri, Kurdët dhe elementët e tjerë jomusliman. Për këtë, nëse është e nevojshme, mund të mendohet që qeverisjes t'i jepet një mundësi për të kaluar në proces demokratik dhe në mënyrë të përshkallëzuar.

Shokët që përcjellin aktualitetin, më kanë informuar se, opozita nuk pranon asnjë lloj formule ku bën pjesë qeverisja aktuale. Por, jam i mendimit se, për mos të shkaktuar më tepër gjakderdhje, mund të veprohet me principin "nëse nuk e arrijmë dot më perfektin, të biem dakord në atë që është e qëndrueshme".

A mendoni se Erdogani dhe AKP-ja do të qëndrojnë në pushtet deri në 2029? Apo, zgjedhësit turq, mund ta ndryshojnë qëndrimin e tyre?

Sigurisht që, zgjedhësit turq mund ta ndryshojnë qëndrimin e tyre. Por, zgjedhjet tani nuk po zhvillohen të ndershme. Media ndodhet nën protektoratin e qeverisë, gjyqësori e kapitali po ashtu. Në këtë situatë, është shumë e vështirë ta përcaktosh se ç'ka mendon zgjedhësi turk.

Sipas jush, Erdogani përse mundohet që, me gjithë fuqinë që posedon, të dëmtojë shtetin egjiptian?

Ai e sheh veten si lideri i tërë botës Islame dhe, përpiqet ta tregojë veten si të tillë. Punon që, vendet me popullsi muslimane, në një mënyrë apo tjetër t'i ketë nën ndikim e tij. Për rrjedhojë, ndaj atyre vendeve që, nuk janë të kënaqur me këtë lëvizje të tij dhe, nuk lejojnë që të futen hundët në punët e tyre të brendshme, ka një reaksion të tillë.

Në këtë periudhë kur e gjithë Lindja e Mesme po kalon një kapitull të vështirë, si e shikoni gjendjen e Egjiptit dhe popullit të tij?

Egjipti ka një vend të veçantë në botën Islame. Kjo krahinë gjeografike, e cila, ka qenë djepi i qytetërimeve, po ashtu, ka rritur njerëz me vlera të larta në historinë Islame dhe, ka mbartur në gjirin e saj institucione të shumta dijeje. Egjipti, e ruan pozicionin dhe rëndësinë e tij për të ardhmen e rajonit të Lindjes së Mesme. Paqja e brendshme dhe qëndrueshmëria e Egjiptit, përbën vlerë shumë kritike për rajonin.

A e cilësoni si serioze dëshirën e Erdoganit për t'u bërë pjesë e Organizatës së Shangait për Bashkëpunim dhe, blerjen e raketave S-400 nga Rusia?

NATO, luajti një rol të rëndësishëm në garantimin e sigurisë së Turqisë, gjatë viteve të luftës së ftohtë. Në të njëjtën kohë, hapat e hedhur për anëtarësim në NATO luajtën një rol të rëndësishëm në procesin e demokratizimit të Turqisë. Kur vazhdon ky anëtarësim, Turqia, merr si shembull vendet demokratike anëtare të NATO-s. Veprimi i Erdoganit, e dëmton këtë marrëveshje. Por, është e vështirë me e ditur sinqeritetin e tij në këtë çështje. Sepse, kanë gënjyer aq shumë sa, është e vështirë me e përcaktuar se e kanë me të vërtetë, apo, thjesht duan të vjelin disa favore nga Amerika e Evropa.

Dimë që, në edukimin tuaj kur ishit fëmijë ka pasur një rol të rëndësishëm nëna e babai. Çfarë dëshironi të thoni për këtë temë?

Mësuesja ime e parë e Kuran'it, ka qenë nëna ime. Më bëri që ta lexoja Kuran'in komplet që kur isha fare i vogël. Atë kohë, pavarësisht presionit që kishte nga shteti, ua mësonte Kuran fëmijëve të fshatit. Për arsye se mësimi i Kuran'it ishte i ndaluar, ua mësonte në një kasolle që kishte hyrje të fshehtë, pranë shtëpisë sonë. Kjo sakrificë e saj, ndikoi tej mase tek unë. Nga babai, kam mësuar dashurinë për sahabet (shokët e Profetit) dhe respektin ndaj dijetarëve.

Ju, keni botuar shumë libra. A keni ndonjë libër që po e shkruani tani?

Këto ditë, shkruaj në revistën "Çaglayan". Shokët tanë, disa prej ligjëratave i kanë shkruar në libër, merrem edhe me korrigjimin e tyre.