Takimi im me Fethullah Gylenin, njeriun që akuzohet për grushtin e shtetit në Turqi

Muajin e shkuar unë u takova me Fethullah Gylenin, "njeriun pas grushtit të shtetit në Turqi" sipas Rexhep Tajip Erdoganit të Turqisë, i cili e akuzon klerikun e tërhequr se është ai që fshihet pas grushtit të shtetit që ndodhi verën e shkuar në Turqi.

Që prej vitit 1999 Gyleni jeton në ekzil nga atdheu i tij, në një kompleks të vogël i kthyer në qendër kampesh verore në Pokono të Pensilvanisë. Kompleksi shërben si një qendër rijetësimi shpirtëror ku ai jeton dhe u jep mësime nxënësve të tij. Unë shkova atje më 5 dhjetor bashkë me dy kolegë, rabinin Haim Beliak, i cili është një aktivist social në Amerikë dhe në Poloni, si dhe sociologun e fesë, profesor Mark Juergensmeyer-in, nga Universiteti i Kalifornisë në Santa Barbara, i cili, ndër të tjera, studion edhe terrorizmin.

Teksa hymë në dhomën e takimit, Gyleni hyri nga një portë tjetër dhe gati u rrëzua prej shëndetit të dobët që ishte i dallueshëm. (Ai vuan prej zemrës dhe diabetit.) I mbështetur te një prej ndihmësve të tij atje, ai u ul në një kolltuk të thjeshtë, ndërkohë që na ftoi edhe ne që të uleshim.

Me këtë ritëm, unë mendova se takimi ynë do të zgjaste a jo pesë minuta. Megjithatë, ne biseduam me të për afro një orë.

Pyetja e parë që na pyeti Gyleni ishte se me çfarë merreshim. Beliaku i tha se veprimtaria e tij në Poloni ishte e përqendruar në rehabilitimin e komuniteteve hebreje të dëmtuara atje. Një prej përkthyesve turq në dhomë, imam Abdullah Andepliu, nga Duke University, i shpjegoi Gylenit se më shumë se tremilionë hebrej polakë u vranë prej nazistëve gjatë Holokaustit, që, njëfarësoj përbënte gjithë komunitetin hebre në Poloni.

Me vijimin e bisedës dukej qartë, se megjithëse ai e dinte mirë Holokaustin, si shumë myslimanë në botën islame, ai nuk e dinte mirë se cila ishte shkalla tmerruese e asaj shfarosjeje. Këmbënguli për të ditur më tepër. E dallueshme që u prek nga ato që dëgjonte, tha: "Unë e admiroj popullin hebre, i cili për mijëra vite me radhë në ekzil ka arritur që të ruajë kulturën dhe besimin. Edhe ne nxjerrim mësime të shumta prej kësaj. Ne duhet të njihemi më mirë me njëri-tjetrin, duke i njohur më mirë vuajtjet e njëri-tjetrit," - tha ai.

Më vonë, Gyleni mësoi se unë studioja Islamin dhe Kuranin dhe nuk i fshehu aspak emocionet që një jomysliman ishte i interesuar për to.

"Është tejet emocionuese që një studiues hebre ia ka dedikuar jetën e vet shkencore kërkimit dhe mësimdhënies së Islamit ndaj hebrenjve," - tha ai. "Ne myslimanët duhet të bëjmë të njëjtën gjë me religjionet e tjera."

Për të qenë plotësisht të hapur, më duhet ta them se unë kam ligjëruar dhe kam dhënë mësim në një sërë forumesh të organizuara prej grupimesh të frymëzuara prej ideve të Gylenit. Ato kanë paguar për transportin dhe shpenzimet e udhëtimit, gjë e cila ndodh edhe kur jam i ftuar prej grupimesh hebreje - por me një dallim: unë nuk pranoj honorare për ligjëratat që mbaj për myslimanët.

Ç'është e vërteta vizita ime pranë Gylenit më kushtoi pak kohë dhe ca para për të fluturuar gjer atje, mirëpo ia vlejti. Unë u takova me një njeri shumë të dashur, i cili përfaqësonte një mirësjellje dhe ngrohtësi të papërshkrueshme. Unë nuk pashë një personalitet karizmatik tek ai. Kam përshtypjen se është pikërisht thjeshtësia e tij që arrin të frymëzojë kaq shumë njerëz. Pashë dhomën e thjeshtë në të cilën ai jeton, ngjitur me dhomën ku u takuam: një dyshek i shtruar mbi tokë, një sixhade për t'u falur dhe një tavolinë. Gjithçka që unë dija përpara se të shkoja aty u konfirmua brenda asaj ore: ky njeri nuk është nga ata që mund apo që do të planifikonin një grusht shteti.

Pak histori: Gyleni e mbështeti presidentin Erdogan kur ai kandidoi herën e parë për të drejtuar vendin, sepse ai besoi (siç ndodhi me shumë njerëz asokohe edhe unë vetë mes tyre), se Erdogani dhe Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e drejtuar prej tij do t'i provonin botës se Islami dhe demokracia nuk janë përjashtuese të njëra-tjerës. Dhe kjo mbështetje vijoi për disa vite. Mirëpo, Erdogani filloi të shfaqte prirjen e tij kah autoritarizmi dhe regjimi absolutist, disa nga mbështetësit e Gylenit filluan të tregonin qëllimet e tij të vërteta, të cilat u finalizuan siç thuhej, me një aferë korruptive të madhe në radhët e administratës së tij. Për rrjedhojë, Erdogani e shpalli Gylenin dhe mbështetësit e tij si një bashkësi të devijuar, si renegatë. Ky është një term, i cili përdoret për llojin më të keq të tradhtisë dhe përdhosjes së Islamit. Në fakt, në leksikonin islamist që ndërton ligjërimin e presidentit të Turqisë, përdorimi i këtij etiketimi kundër dikujt është i barazvlershëm me dënimin e tij me vdekje.

Kur Juergensmeyer-i e pyeti atë se si mendonte ai, pse ia hodhi pikërisht atij fajin për tentativën për grusht shteti, Gyleni u përgjigj: "Nuk e di, por presidenti nuk pranon dot asnjë kritikë, kështu që me të filluar kritikat për autoritarizmin e tij në rritje, ai filloi të shfaqë faqeza urrejtje për ne.

Për Fethullah Gylenin kam dëgjuar për herë të parë diku te pesëmbëdhjetë vjet më parë. Asokohe kisha shtatë-tetë vjet jepja mësim në Universitetin e Kalifornisë Jugore, kur u takova me një student të ri turk, i cili më pyeti nëse kisha dëgjuar ndonjëherë për Gylenin. "Jo," - iu pata përgjigjur. Mandej ai më pyeti nëse do të dëshiroja që të njihesha me një grup myslimanësh që duan të njihen me hebrenjtë dhe të krishterët në Los Angeles. Kjo ishte zanafilla e një udhëtimi të gjatë që unë kam pasur me një bashkësi njerëzish të mrekullueshëm.

Prej Gylenit janë frymëzuar me miliona njerëz për t'u përfshirë në një lloj aktivizmi që ne hebrenjtë e quajmë "tikkun olam" (fjalë për fjalë, restaurimi i botës ose kthimi i botës në një vend më të mirë). Ata ndërtojnë shkolla në zonat e konfliktit, si në Afganistan, Pakistan, Nigeri apo në vendet në tranzicion si Azia Qëndrore, në Turqi, Amerikën e Jugut dhe Afrikën sub-sahariane. Këto shkolla u mësojnë nxënësve shkencën dhe humanitetet. Islami nuk zë asnjë hapësirë në kurrikula. Unë vetë kam vizituar disa prej këtyre shkollave gjatë udhëtimeve të mia dhe nuk kam vërejtur as shenjën më të vogël të trysnisë për t'i shtyrë fëmijët që të pranojnë Islamin apo që të futen drejt një praktike edhe më konservatore në rastet e vendeve myslimane.

Përderisa e dija fare mirë se shumë prej mësuesve dhe punonjësve të administratës së shkollave ishin besimtarë të mirë dhe e praktikonin vetë Islamin, i kam pyetur disa syresh herë-herë se pse nuk i nxisin njerëzit që të pranojnë Islamin. Mesazhi që mora prej tyre i njëjtë dhe i thjeshtë, "ne besojmë se fëmijët duhet të edukohen me shkencat dhe humanitetet, duke u frymëzuar prej vlerave dhe punëve të mira. "Misionerizmi" ynë, nëse do ta quani të atillë, ka të bëjë veçse me kthimit në model të këtyre vlerave. Nëse ata e pëlqejnë këtë, ne do të përpiqemi që ata të mësojnë edhe më shumë. Por ne nuk do të jemi kurrë misionerë për ata."

Lëvizja e njerëzve dhe institucioneve të frymëzuara prej Gylenit quhet "Hizmet", që në turqisht do të thotë "shërbim" dhe "detyrë". Në Amerikë, Hizmeti ka ngritur një varg shkollash charter dhe qendrash dialogu, përfshi edhe në zonën e Los Angeles-it, ku unë jetoj. Qeveria turke u përpoq t'i mbyllë ato "sepse kanë ndihmuar në tentativën për grusht shteti në korrik në Turqi," - thuhet në një raportim të "Los Angeles Times". Si Bashkimi i Shkollave të Los Angeles-it, si Zyra e Arsimit në Los Angeles, u shprehën se mund të kenë gjetur shkelje të vogla nga pikëpamja e manaxhimit dhe dokumentacionit fiskal, por "rezultatet e larta akademike të tyre dhe përmirësimi në rritje i manaxhimit dhe i drejtimit të këtyre shkollave" i bën ato të pavlefshme," - duke autorizuar vijimësinë e veprimtarisë së tyre.

Unë kam bashkëpunuar me aktivistët e Hizmetit në Los Angeles, në Hjuston, Denver, Atlanta, Cleveland dhe Nju Jork, poende në Turqi, Singapor dhe Manila. Kam udhëtuar me anëtarë të lëvizjes dhe kam qëndruar edhe në shtëpitë e tyre. Kemi pasur sa e sa biseda të gjata me ta, si në shtëpitë e tyre, ashtu edhe në timen. Kam marrë pjesë nëpër konferencat shkencore, ku lëvizja shqyrtohej në mënyrë nga simpatizuesit dhe kritikët e saj njëherësh. Kam lexuar afro një duzinë prej librave të Gylenit dhe atyre të shkruar rreth lëvizjes së frymëzuar prej tij. Mirëpo, e ndiej se ajo që mund të them unë do të duket hiperbolike, mirëpo e vërteta është se nuk kam njohur qoftë edhe një njeri të vetëm të frymëzuar prej Gylenit që të mos kem ndjerë admirim për të.

Dhe kështu nuk mendoj vetëm unë. Njoh me dhjetëra njerëz, përfshi këtu edhe rabinë, priftërinj, akademikë, juristë etj., të cilët ndajnë të njëjtin mendim me mua. Njëherë ndodhesha në një panair libri në Turqi dhe i kërkova një botuesit turko-hebre që të më flasë pak rreth Gylenit dhe lëvizjes së tij. Ai botues xhentilmen m'u përgjigj se nga këndvështrimi i tij si një hebre që ka vuajtur prej regjimit islam, ai parapëlqente më tepër shekullaristët, mirëpo Islami i praktikuar prej ndjekësve të Gylenit ishte më i miri që mund të imagjinohej.

Në Amerikë, shtypi, duke mos qenë kritik ndaj raportimeve të karakterizuara prej keqinformimit rreth Gylenit dhe projekteve të ideuara prej ndjekësve të tij, ndodh rëndom që të botojë shkrime të pahijshme. Unë kam jetuar edhe në Egjipt dhe kam kaluar shumë kohë edhe në Turqi apo në botën arabe. Ende vazhdoj të udhëtoj në Pakistan, në Gjirin Persik apo në Azinë Juglindore. Kam hasur shumë lloje të antisemitizmit nëpër botën islame, përfshi këtu edhe Turqinë. Mirëpo njerëzit që simpatizojnë Gylenin janë si një antidot karshi helmit të hedhur gjithandej nëpër botën islame kundër hebrenjve dhe minoriteteve të tjera.

Dhe janë po këta njerëz, që Erdogani po i demonizon si shkak i dështimeve të ekonomisë, diplomacisë, ushtrisë dhe politikës së brendshme turke. Me mijëra syresh janë mbyllur burgjeve, pa u lejuar që të komunikojnë me askënd, duke u larguar nga detyra e tyre si mësues, juristë dhe shumë profesione të tjera. Ata njerëz, me të cilët unë kam punuar për vite me radhë tashmë janë ngado, në kërkim të një vendi për t'u arratisur, duke u fshehur në Turqi, me shpresën se një ditë do të mund të largohen pa u kapur. Sepse çdo avokat që do të merrte përsipër mbrojtjen e ndonjërit syresh do të arrestohej menjëherë.

Ne hebrenjtë e dimë fare mirë se ç'do të thotë të jesh një dash kurbani për hir të fshehjes së korrupsionit dhe dështimit të qeverisë. Ndaj, nuk duhet t'ia lejojmë kurrsesi vetes që të manipulohemi e të kërkojmë edhe ne të tillë mes bashkësish të të pafajshmish. Përkundrazi, ne duhet t'u vijmë në ndihmë këtyre njerëzve që për vite me radhë janë përpjekur të ndërtojnë veç ura mes besimeve dhe mirëkuptimin mes njerëzve në krye të agjendës së tyre.

Reuven Firestone-i është Profesor Regenstein i Judaizmit Mesjetar dhe Islamit pranë Kolegjit të Bashkimit Hebre.