Ramazani si afrim me Allahun (xh.sh.) dhe agjërimi i vërtetë

Ramazani si afrim me Allahun (xh.sh.) dhe agjërimi i vërtetë

Pas një heshtjeje dhe mungese të gjatë disamujore të mësimeve të tij, mendimtari i dashur M. Fethullah Gylen na është drejtuar kësaj here me një videoligjëratë të veçantë, e cila është publikuar në vigjilje të muajit të bekuar të Ramazanit, me titullin: "Ramazani si afrim me Allahun (xh.sh.) dhe agjërimi i vërtetë". Theksuar edhe në titull, përpos mendimeve të vyera rreth përmbajtjes së këtij muaji, ai na bën me dije një prej kuptimeve më të thella të këtij adhurimi, që është vështrimi i tij si një mundësi më se e përshtatshme për t'u afruar edhe njëherë me Zotin. Dhe duke qenë i tillë, për çdo besimtar të vërtetë kthehet në domosdoshmëri njohja e kryerjes në mënyrën më të përkryer të këtij adhurimi, që është njohja e agjërimit të vërtetë. M. Fethullah Gylen për të na e ilustruar sa më mirë këtë "agjërim të vërtetë" përdor, si përherë, fondin më të pasur me shembuj, që janë Shekulli i Lumturisë, me të Dërguarin e Zotit (s.a.s.) dhe sahabët e Tij. Duke parë paarritshmërinë e tyre nga njëra anë, dhe dobësinë tonë nga ana tjetër, ky mësim, por edhe gjithë mësimet e këtij mendimtari, kthehen në burimin më të mirë të nxitjes së reflektimit dhe meditimit të shëndoshë përsa i përket jetës sonë shpirtërore. Bashkë me urimin për një ndjekje sa më të këndshme të kësaj videoligjërate, ju urojmë gjithashtu një muaj të Ramazanit sa më të begatë për të gjithë ju dhe të afërmit tuaj! Lusim Zotin që t'ju bëjë prej atyre që ndieni dhe përjetoni agjërimin e vërtetë!

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.