Myslimanët kanë përgjegjësi të veçantë në luftën kundër terrorizmit

Fethullah Gylen: Myslimanët kanë përgjegjësi të veçantë në luftën kundër terrorizmit

SAJLORSBURG, PENSILVANI — Sulmet barbare dhe çnjerëzore në Londër dhe Mançester, ku humbën jetën civilë të pafajshëm, janë të fundit e një serie të gjatë të akteve të pakuptimta dhe të dhunshme të kryera nga i ashtuquajturi Shteti Islamik, një grup që nuk meriton asnjë përcaktim tjetër veçse atë një organizate kriminale dhe çnjerëzore.

Në përgjigje të këtij kërcënimi, bota myslimane mund dhe duhet të ndihmojë shërbimet e inteligjencës dhe ato të sigurisë, që të parandalojnë dhe të shmangin sulme të tjera të ngjashme në të adhmen si dhe të eleminojnë çdo mundësi për përsëritjen e kërcënimeve të tilla në të ardhmen.

Që nga themelimi i saj nga shpërbërja dhe mbetjet e Al Kaedës në Irak, ISIS përmes manipulimeve ka shkaktuar vdekjen e shumë njerëzve të pafajshëm. Duke përdorur emrin e ndritur të Islamit për qëllime politike, pavarësisht pretendimeve të tyre, ISIS ka nëpërkëmbur fytyrën e ndritur të Islamit dhe vlerat që Islami përfaqëson. Veshjet e anëtarëve të këtij grupimi, flamujtë dhe parullat nuk mund të fshehin asesi tradhtinë e neveritshme të frymës fesë islame.

Lufta ndaj këtij grupi barbarësh, të shtrirë në një hapësirë të caktuar gjeografike, të cilët pretendojnë që të krijojnë shtetin e tyre – një nga elementët kryesore të propagandës së tyre që i adresohet rekrutëve potencialë – duhet të jetë një objektiv i rëndësishëm i të gjithë myslimanëve në mbarë botën. Por, kjo çështje ka dimensione të tjera dhe nuk mund të zgjidhet vetëm me mjete ushtarake.

ISIS dhe grupet e tjera të ngjashme me të, rekrutojnë të rinjtë muslimanë që ndihen të izoluar, duke u ofruar atyre një ndjenjë të rreme të qëllimeve dhe i shtyjnë ata që t’i shërbejnë ideologjive totalitare.

Ky është një problem me dimesione fetare, politike, psiko-sociale dhe ekonomike, ndaj dhe zgjidhje e këtij problemi duhet të jetë shumë dimensionale dhe e gjithanshme. Kjo kërkon që komunitetet lokale dhe institucionet qeveritare të adresojnë çështje strukturore të tilla si ai i diskriminimit dhe përjashtimit.

Organizatat ndërkombëtare duhet të mbrojnë qytetarët ndaj persekutimeve të dhunshme, të ngjashme të dëshmuara në Siri dhe të ndihmojnë duke nxitur një tranzicion të butë drejt qeverisjeve demokratike. Qeveritë perëndimore, gjithashtu, kanë një përgjegjësi të rëndësishme që të adoptojnë një politikë të jashtme më etike dhe më të qëndrueshme.

Besimtarët myslimanë dhe organizatat myslimane mund dhe të duhet të jenë pjesë e këtyre përpjekjeve të gjithanshme, por ne gjithashtu kemi një rol dhe përgjegjësi të veçantë në këtë luftë.

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.