20 intelektualët publik më të mëdhenj në botë

Revista prestigjioze "Foreign Policy" ia ka kushtuar numrin e saj të fundit renditjes së 20 intelektualëve publikë më të mëdhenj në botë. Pas botimit në numrin paraardhës të 100 intelektualëve publikë, ajo hapi një votim ndërkombëtar për këto personalitete, duke arritur në renditjen e 20 personazheve me ndikimin më të madh në fushën e ideve. Renditjen e FA-së e kryeson mendimtari turk, Fethullah Gylen, i njohur në mbarë opinionin ndërkombëtar për idetë afruese të demokracisë dhe Islamit dhe nevojën për ndërtimin e dialogut ndërkulturor dhe ndërfetar, si ura e vetme për të shkuar drejt paqes globale.

Renditja sipas hierarkisë është gjithnjë punë e rrezikshme. Edhe kur ndërton një hierarki shtetesh, qytetesh, kolegjesh, çfarëdolloj liste, në fund të fundit çdo gjë që ka vlerë, është si të ndërtosh që në nisje një provokim për debat. Në çështjen e fundit që trajtuam, kur iu drejtuam lexuesve për të votuar për 20 intelektualët publikë më të mëdhenj në botën e sotme, menduam se shumë njerëz do të dëshironin që ta bënin të ditur opinionin e tyre. Por askush nuk priti një vërshim kaq të madh të votave që u grumbulluan. Përgjatë afërsisht katër javëve të votimit, mbi 500.000 njerëz vizituan sitin ForeignPolicy.com për të hedhur votën e tyre.

Kjo prurje e madhe tregon diçka unike për sa i përket forcës publike të burrave dhe grave që ne përzgjodhëm për të hedhur në votim. Ata u përzgjodhën nga lista jonë prej 100 intelektualësh në bazë të ndikimit dhe forcës së ideve të tyre. Por që të jesh “intelektual publik” duhet të kesh talent të veçantë që tu komunikosh idetë e tua një publiku të ndryshëm. Kjo aftësi është aset i madh i atyre që e gjejnë veten në këtë renditje. Për shembull, një numër i madh intelektualësh, përfshirë - Aitzaz Ahsan, Noam Chomsky, Michael Ignatieff, dhe Amr Khaled – drejtuan votimin duke promovuar listën në faqet e tyre në internet. Të tjerë nxorën njoftime për shtyp ose dhanë intervista në gazetat lokale. Shtypi hartoi profile për këta intelektualë në të gjithë botën, duke filluar që nga Kanadaja, India, Katari, Indonezia, Spanja dhe në shumë vende të tjera.

Por askush nuk e përhapi fjalën në mënyrë më efektive se njeriu që kryeson këtë renditje. Në fillim të majit lista jonë me 100 intelektualë u njoftua në faqen e parë të gazetës Zaman, një e përditshme turke e lidhur me intelektualin Fethullah Gülen. Brenda pak orësh, votat në favor të tij, filluan të shtohen. Mbështetësit e tij të edukuar si myslimanë dinamikë, nuk e hodhën votën vetëm për të preferuarin e tyre, por edhe për myslimanë të tjerë që ishin pjesë e listës prej 100 intelektualësh. Falë këtij përkushtimi, 10 intelektualët publik që kryesojnë këtë vit janë të gjithë myslimanë. Ideja për të cilën janë të njohur, është një qëndrim i hapur për Islamin.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.