Asnjë provë nga kritikuesit e Gylenit

Autorja e njohur amerikane Helen Rose Ebaugh e cila ka botuar së fundmi librin “Lëvizja Gylen”, ku ka shfaqur disa mendime shumë interesante rreth Fethullah Gylenit dhe lëvizjes së tij, në një konferencë të organizuar në Danimarkë.

Duke pohuar se pas fillimit të studimit ka marrë letra të ndryshme nga shtresa të cilat e kritikojnë ashpër Gylenin dhe Lëvizjen e tij, Prof. Dr. Ebaugh u shpreh kështu: “Në momentin kur kërkon të të sjellin një dokument apo provë e cila të argumentojë kritikat e tyre ato heshtin. Kam kërkuar nga kritikuesit të më dërgojnë dokumente apo prova të cilat mbështesin kritikat, por nuk më kanë dërguar asgjë. Sepse nuk kanë.”

Sociologia e njohur Ebaugh u takua me akademikë të ndryshëm në një darkë të organizuar nga Forumi për Dialog, i cili vazhdon aktivitetin në Danimarkë. Pasi iu përgjigj pyetjeve të të pranishmëve, Prof. Dr . Ebaugh dha disa të dhëna rreth librit ‘Lëvizja Gylen’.  Ajo  bëri të ditur se para 11 Shtatorit amerikanët kanë pasur shumë pak informacion rreth Islamit.  Për një çast gjithë media deklaroi se myslimanët ishin terroristë. Ebaugh e cila punon si pedagoge sociologjie në Universitetin Houston, theksoi se shfaqja e Fethullah Gylenit me deklaratat të cilat dënonin dhe mallkonin terrorin, nxorri në pah një fytyrë  krejt ndryshe të Islamit. Ashtu si shumë amerikanë të tjerë edhe ajo vetë pohon se ishte hera e parë që dëgjonte emrin e Fethullah Gylenit. Më vonë me anë të studimeve të bëra ka pasur mundësinë ta analizonte më hollësisht Lëvizjen Gylen. Në librin e saj Ebaugh është përqendruar shumë mbi anën ekonomike të lëvizjes. Duke kujtuar edhe një herë se Fethullah Gylen ka kaluar një proçes të gjatë gjyqësor, Prof. Ebaugh deklaroi se gjatë kësaj kohe personat të cilët e kanë akuzuar kanë vlerësuar çdo lloj deklarate por nuk kanë arritur të gjejnë asnjë provë e cila ta uli Gylenin në karrigen e të akuzuarit.

Pedagogia e sociologjisë në universitetin Houston Prof. Dr. Helen Rose Ebaugh nënvizoi faktin se një nga kontributet më të mëdha botërore të lëvizjes padyshim që janë shkollat. Ebaugh pohoi se këta shkolla janë shumë të dobishme si për të ardhmen e lëvizjes ashtu dhe për të ardhmen botërore. Ajo shpjegoi se gjatë kohës së studimit është takuar me drejtues të ndryshëm shkollash si në Amerikë ashtu dhe në Turqi. “shumë të rinj të cilët arsimohen në këto shkolla sot janë të punësuar në vende të ndryshme të botës. Me kalimin e kohës këta njerëz do të transmetojnë mendimet e Gylenit edhe masave më të gjera shoqërore – u shpreh Ebaugh.

Duke shfaqur habinë e saj kur ka dëgjuar deklaratën e dhënë nga Gylen në lidhje me referendumin që do të zhvillohet në Turqi rreth ndryshimeve të kushtetutës, Prof. Ebaugh pasi ka kuptuar rëndësinë e reformës për Turqinë, pohoi se i jep shumë të drejtë Gylenit. “Bërja e një deklarate të veçantë nga ana e Gylenit i cili normalisht qëndron jashtë ngjarjeve politike është një shenjë e mjaftueshme e cila tregon rëndësinë e reformës së kushtetutës. Pas miratimit të reformës kushtetuese edhe BE do ta ketë më të vështirë t’i thotë jo Turqisë” - u shpreh Ebaugh.