Fethullah Gylen, Zëri Më i Bukur i Islamit

Prof. Helen Rose Ebaugh, pedagoge e degës së sociologjisë në Universitetin Houston, përgatiti një konferencë në Bruksel me titull “Lëvizja Gylen”. Si drejtuese e sociologjisë amerikane, prof. Rose ka qenë ndër nismëtaret e para në hapjen e degës së sociologjisë fetare në shoqërinë amerikane. Në konferencë Ebaugh pasqyroi disa detaje nga libri i saj i titulluar “Lëvizja Gylen: Analiza sociologjike e një lëvizjeje sociale me origjinë islame”.

Ebaugh pohon se dëshira për të shkruar një libër rreth lëvizjes Gylen i ka ardhur pas sulmeve të 11 shtatorit. “Pas sulmit të kullave binjake kam vënë re fillimin e një fushate negative kundër Islamit. Myslimanët shiheshin si terroristë dhe asnjë lider mysliman nuk bënte ndonjë sqarim rreth kësaj teme. Ndërkohë, sytë më kapën një artikull në gazetën Washington Post. Në atë artikull dikush thoshte se myslimani nuk mund të jetë terrorist dhe në të njëjtën kohë terroristi nuk mund të jetë mysliman. Në çastin kur unë po kërkoja zërin e Islamit, këto fjalë më mbetën në mendje sepse Fethullah Gylen ishte lideri i parë i cili reagoi ndaj sulmeve të 11 shtatorit. Pas kësaj ngjarjeje, në një konferencë dëgjova përsëri të flitej për të njëjtin emër. Për të flitej me shumë respekt e dashuri. Më vonë vendosa të analizoj këtë emër dhe nisa të shkruaj librin."

Duke theksuar se ka shkuar në Turqi për të shkruar librin Ebaugh thotë: “Me këtë rast pata mundësinë të njoh edhe kulturën e vendit, edhe kulturën që i përket bashkësisë së Lëvizjes Gylen. Kam vizituar afërsisht tetë shkolla të Lëvizjes Gylen të vendosura në qytete të ndryshme të Turqisë. Gjithashtu kam takuar dhe zhvilluar intervista me doktorë, drejtues dhe biznesmenë të cilët i shërbejnë lëvizjes. Disa herë kam qenë e ftuar edhe për darkë në shtëpitë e tyre. Kam vizituar disa nga institucionet më të rëndësishme të krijuara nga pjesëmarrësit e lëvizjes si: Gazetën Zaman, Kanalin Televiziv STV, Bankën Asya, Lidhjen e Gazetarëve dhe Shkrimtarëve, Universitetin Fatih, Spitalin Sema dhe Fondacionin “A ka njeri?”.

Duke nënvizuar dhe një herë faktin se lëvizja Gylen është një lëvizje e përhapur në të gjithë botën dhe shkollat e hapura janë zemra e kësaj lëvizjeje, Ebaugh theksoi se kjo lëvizje ka arritur suksese të paarritshme dhe se thirrja për dialog dhe paqe e bërë nga vetë ajo nuk do të mbetet pa përgjigje. “Kur kam filluar të studioj rreth Fethullah Gylenit kam pasur shumë kundërshtarë”, thotë Ebaugh dhe shton se gjatë studimit të saj nuk ka hasur asnjë shembull negativ.

Ebaugh deklaron se shërbimi i dhënë nga kjo lëvizje që ka arsimuar dhe edukuar specialistë të fushave të ndryshme nuk do të nënvlerësohet. Ajo pohon se modelet e edukimit dhe të arsimimit të lëvizjes duhen marrë si shembull dhe se edhe presidenti i SHBA Barak Obama ndjen simpati për këtë lëvizje.

Profesoresha e nderuar pohoi se libri tjetër do të jetë rreth analizave të bëra mbi institucionet Gylen jashtë Turqisë.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.