• Home
  • Nga Media
  • Lajmet
  • Bill Clinton: “Ju nxisni edukimin dhe kulturën, çka na përbashkon”

Bill Clinton: “Ju nxisni edukimin dhe kulturën, çka na përbashkon”

Tiranë – Lëvizja “Gylen” një lëvizje sociale e shtrirë në shumë vende të botës po përflitet shumë në vendin tonë ditët e fundit, pasi Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan kërkoi nga Shqipëria që të marrë masa ndaj saj.

Ai e cilësoi si një lëvizje terroriste, por Lëvizja në fakt ka më shumë se tre dekada që merret me dialogun ndërmjet feve, ndërsa drejtuesi i saj i mëshon idesë së Islamit suni liberal.

Për Lëvizjen ka folur edhe ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, në një mesazh drejtuar turqve dhe jo vetëm, thotë se inkurajon përhapjen e idealeve për dialog ndërfetar dhe tolerancë i frymëzuar nga Fethullah Gylen.

“Këtë lëvizje sociale ndërkombëtare po e reflektoni me anë të jetesës tuaj të përditshme. Ju i nxisni lidhjet e edukimit dhe të kulturës, që si aspekti jonë i përbashkët forcojnë strukturën njerëzore”, thekson ai.

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.