• Home
  • Nga Media
  • Lajmet
  • Deklaratë e Aleancës për Vlerat e Përbashkëta lidhur me zërat e largimit të z. Gylen nga Shtetet e Bashkuara

Deklaratë e Aleancës për Vlerat e Përbashkëta lidhur me zërat e largimit të z. Gylen nga Shtetet e Bashkuara

Aleanca për Vlerat e Përbashkëta i mohon të gjitha akuzat e bëra nga z. Numan Kurtullmush, zv. kryministër i Turqisë, i cili ka thënë se Fethullah Gyleni po planifikon zhvendosjen e tij drejt Kanadasë. Z. Gylen nuk ka kryer asnjë blerje pronësore në Kanada apo në ndonjë vend tjetër të botës dhe nuk ka asnjë qëllim për t'u larguar prej SHBA.

Nuk është hera e parë që bëhet kjo akuzë, duke qenë se një pretendim të tillë e ka shprehur edhe Bekir Bozdag-u, ministër i drejtësisë në Turqi, në datën 28 korrik 2016. Ky nuk është asgjë tjetër veçse një thashethem i rremë, i cili qarkullon sa herë që nevojitet që të zhvendoset vëmendja e opinionit publik prej represionit të brendshëm dhe qëndrimit autokratik të regjimit Erdogan në Turqi, si dhe për të ushtruar sa më shumë trysni ndaj Shteteve të Bashkuara që të arrestohet ose të ekstradohet z. Gylen.

Aleanca u bën thirrje qeverisë turke që t'i japë fund gjuetisë së shtrigave kundër çdo zëri që shpreh pakënaqësi lidhur me gjendjen e demokracisë në vend, përfshi këtu gazetarë, akademikë, pro-kurdë, liberalë apo ndjekës të Lëvizjes "Hizmet".

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.