• Home
  • Nga Media
  • Lajmet
  • Fethullah Gylen dënon sulmet terroriste në Bruksel dhe dërgon mesazh ngushëllimi për viktimat

Fethullah Gylen dënon sulmet terroriste në Bruksel dhe dërgon mesazh ngushëllimi për viktimat

Fethullah Gylen

Dënoj ashpër sulmet brutale terroriste në Aeroportin Ndërkombëtar të Brukselit dhe stacionin e metrosë të 22 marsit, të cilat shkaktuan vdekjen e më shumë se 30 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve. Pavarësisht se kush janë autorët e krimit dhe qëllimet e tyre të deklaruara, çdo sulm apo akt terrorist, është një vrasje dhe një sulm që i bëhet shenjtërisë së jetës dhe meriton dënimin më të ashpër. Asnjë fe dhe asnjë qënie njerëzore e ndërgjegjshme, nuk mund të justifikojë një mizori të tillë.

Personat që kryejnë sulme të tilla dhe ata të cilët mbështesin autorët e këtyre krimeve, janë të pavëmendshëm ndaj ethosit të fesë që ata proklamojnë dhe i shkaktojnë një dëm jashtëzakonisht të madh reputacionit të fesë në mbarë botën. Ata që me vetëdije kryejnë akte të tilla, kanë humbur çdo kontaktet me humanizmin e tyre dhe nuk përfaqësojnë asnjë identitet fetar.

Përveç masava të ndërmarra nga institucionet e zbulimit dhe ata sigurisë për të parandaluar sulmet terroriste individuale, është e domosdoshme që menjëherë të nisë një bashkëpunim ndërmjet shteteve dhe grupeve të shoqërisë civile për të eleminuar mjediset dhe kushtet e moçalta, të cilat lehtësojnë rekrutimin nga grupet terroriste.

Jam i bindur se udhëheqësit e vendeve me themele të forta demokratike dhe ligjore, si Belgjika, do të veprojnë me maturi që të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme që përfshijnë qytetarët e tyre myslimanë dhe të shmangin ushqyerjen e retorikave plot urrejtje të grupeve terroriste.

Këto sulme monstruoze terroriste kanë prekur jo vetëm popullin belg, por në të njëjtën kohë dhe solidaritetin njerëzor dhe vlerat njerëzore universale. Unë u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta të afërmve dhe të dashurve të atyre që humbën jetën dhe të gjithë popullit të Belgjikës. Lutem për shërim sa më të shpejtë të të plagorsurve.

Me këtë rast, shpreh ngushëllimet e mia dhe lutem për qytetarët e të gjitha vendeve, duke përfshirë edhe atdheun tim Turqinë, të cilët humbën të dashurit e tyre në sulmet e fundit terroriste.

I lutem Zotit, Mëshiruesit dhe Mëshirëbërësit, që të shpëtojë njerëzimin nga sulmet e terrorizmit dhe të përhapë një atmosferë harmonie në të gjithë botën dhe njerëzit të përqafojnë njëri-tjetrin me dashuri.

Fethullah Gylen

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.