Fethullah Gylen dënon sulmin ndaj konsullatës amerikane në Libi

Fethullah Gylen dënon sulmin ndaj konsullatës amerikane në Libi

Mësova me hidhërim humbjen e jetës së Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Kristofer Stivens si dhe të tre punonjësve të konsullatës si pasojë e sulmit të Ambasadës në Bingazi. Me këtë rast dënoj sulmin ndaj ambasadorit, përfaqësues i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Libi, njëherazi edhe mysafir në këtë vend, si dhe mallkoj çdolloj terrori, kushdoqoftë autori i saj.

Lidhur me protestat e dhunshme në Kajro dhe në Jemen, dëshiroj të rikujtoj se ndryshimet pozitive të përhershme arrihen vetëm me një qasje paqësore dhe me dialog. Dhuna në emër të mbrojtjes së Islamit me objektiv njerëz të pafajshëm, është tradhti ndaj fesë islame. Myslimanëve u shkon që reagimet të jenë në nivelin e nderit të fesë së tyre, paqësore dhe të qeta.

Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjarët e viktimave, popullin amerikan, dhe në veçanti Sekretaren e Shtetit, zonjën Hillari Klinton.

Të plagosurve u uroj shërim të shpejtë dhe ndaj dhimbjen time me ta.

Fethullah Gylen

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.