Fethullah Gylen merr titullin “Doktor Nderi” nga Pakistani

Universiteti shtetëror “Pecap” në Pakistan i ka akorduar të nderuarit Fethullah Gylen titullin “Doktor Nderi”.

Senati i universitetit shtetëror Pencap, në kuadër të kontributit të dhënë në Pakistan në hapjen e shkollave turke para 17 viteve dhe në vendosjen e paqes në të gjithë botën, i akordoi mendimtarit M. Fethullah Gylen titullin “Doktor Nderi”.

Kryetari i Fondacionit të Shkrimtarëve dhe Gazetarëve Mustafa Jeshil, ka marrë çmimin në emër të Fethullah Gylen nga ana e rektorit të universitetit, Prof. Muxhahid Kamra, në një ceremoni të organizuar në kampusin qendror të universtitetit.

Në ceremoni morën pjesë një numër i madh intelektualësh, deputetë, Minstri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Codri Abdul Gafur, Ministri i Arsimit dhe Shkencave të Pakistanit, Sejid Zaim Husejn.

Në fjalën e mbajtur nga rektori i universitetit, Prof. Kamran, theksohet fakti se mendimet dhe idetë e të nderuarit Gylen përmbajnë mesazhe të rëndësishme në emër të të gjithë njerëzimit. Duke përcjellë përshëndetjet e të nderuarit Gylen, kryetari i Fondacionit të Gazetarëve dhe Shkrimtarëve, z. Jeshil i shprehu falënderimet senatit të universitetit dhe nga ana e Gylen.

Universiteti Pencap është universiteti më i vjetër i Pakistanit, njëkohësisht institucioni arsimor më prestigjioz në vend.