Fethullah Gylen mesazh ngushëllimi për Berkin Elvanin

Fethullah Gylen

I nderuari Fethullah Gylen ka shprehur ngushëllimet e tij ndaj familjes së Berkin Elvan-it, i cili humbi jetën ditën e djeshme, pasi ishte plagosur rëndë në ngjarjet e “Gezi Parkut” gjatë vitit të kaluar nga gazi i hedhur prej policisë.

Në mesazhin e tij ngushëllues, ai shprehet:

Po kalojmë ditë të vështira. Ndërkohë që tek qeveria duhet të jenë të ndërthurura mirëkuptimi dhe konsensusi, ajo ngjan të jetë e mposhtur nga urretja dhe mëria.

Kjo atmosferë urrejtjeje është nxitëse e një fryme plotësisht nxitëse të përplasjeve, duke dëmtuar dashurinë, qetësinë dhe përpjekjen për të kuptuar njëri-tjetrin në një situatë, kur për shoqërinë është më se e domosdoshme.

Ngjarjet që filluan prej një kokëfortësie për një qendër tregtare, në vend që të qetësohen, u ushqyen edhe më tej me një gjuhë grupimesh radikale, duke u bërë shkas për vdekjen e shumë e shumë të rinjve tanë. Adoleshenti Berkin Elvan është viktima e fundit e gjithë kësaj atmosfere.

I shpreh ngushëllimet e mia familjes Elvan dhe gjithë të afërmve të saj! Lutem që Zoti t'u japë durim vëllezërve tanë alevij, dëshmitarë të shumë e shumë vuajtjeve deri më sot, të cilët kanë arritur të jenë vigjilentë dhe të vetëpërmbajtur.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.