• Home
  • Nga Media
  • Lajmet
  • Fethullah Gylen, në listën e 100 personaliteteve të vitit të “TIME”

Fethullah Gylen, në listën e 100 personaliteteve të vitit të “TIME”

Fethullah Gylen, në listën e 100 personaliteteve të vitit të “TIME”

Mendimtari i njohur Fethullah Gylen bën pjesë në listën e 100 personaliteteve për vitin 2013 publikuar nga revista prestigjioze amerikane “Time”.

Lista prej 100 personaliteteve këtë vit është klasifikuar në pesë kategori: lider, ikonë, hero, pionier dhe artist. I nderuari Gylen bën pjesë në listën e liderëve më me ndikim në botë, krahas Papa Françeskut, presidentit amerikan Barak Obama, presidentit kinez Xi Jinping, presidentes së parë femër koreano jugore Park Geun-hye, presidentit të Bankës Qendrore Europiane Mario Dragi, etj.

Teksa bën nga një skicë të shkurtër për të gjithë personalitet e përzgjedhur, në prezantimin e të nderuarit Gylen, revista e cilëson atë si “një mendimtar turk dhe dijetar mysliman, njëkohësisht një ndër liderët fetarë më interesantë në botë.”

Skicën rreth Gylenit “Time” ia ka besuar shkrimtarit dhe gazetarit të njohur Stefën Kinzer, i cili ndër të tjera vëren: “Nga shtëpia në Pensilvani ku jeton i tërhequr, mesazhet e tolerancës së Gylenit sot gjejnë admirim në mbarë botën. Shkollat e themeluara nga admirues të Gylenit janë përhapur në mbi 140 shtete të ndryshme të botës. Doktorët që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjeve të tij kanë shkuar të shërbejnë pa asnjë pagesë në zona të goditura nga fatkeqësi natyrore.”

Kinzer gjithashtu hedh edhe dyshimin se “Gyleni mbetet një njeri misterioz”, duke aluduar se shumë persona që kanë studiuar në këto shkolla zënë zot poste kyçe në hierarkinë shtetërore. Duke përmendur se për figurën e Gylenit ka skeptikë po aq sa edhe dashamirës, Kinzer tërheq vëmendjen te mesazhi i Gylenit, “Por si një avokat i fortë i moderimit në botën islame, Gyleni është tepër aktiv në udhëheqjen e kësaj fushate.”

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.