Lëvizja Gylen: Pikëtakimi mes Lindjes dhe Perëndimit

Konferenca me titull “Lëvizja Gylen: Pikëtakimi mes Lindjes dhe Perëndimit” e mbajtur në SHBA mblodhi shumë akademikë të njohur. Të pranishmit paraqitën temat e tyre gjatë një paneli dy ditor dhe folën me tone pozitive ndaj ndikimit të lëvizjes Gylen në arritjen e paqes botërore. “Ne duhet të krenohemi me lëvizjen e pazëvendësueshme Gylen e cila zotëron slogane të cilët përfshijnë edhe bazat e Islamit edhe ato njerëzore”, u shpreh Dr. Reza Aslan nga universiteti i Kalifornisë.

Konferenca “Lëvizja Gylen: Pikëtakimi në mes Lindjes dhe Perëndimit” u organizua gjatë fundjavës nën bashkëpunimin e Institutit Pacifika me Universitetin e Kalifornisë Jugore. Kjo konferencë e mbështetur nga katër universitete të ndryshme u mbajt në qytetin e Los Angelesit të Kalifornisë. Të pranishmit folën me krenari ndaj ndikimit që ka pasur lëvizja Gylen në arritjen e paqes botërore. Akademiku i njohur i Universitetit të Kalifornisë Dr. Reza Aslan filloi me këta fjalë: “Ne duhet të krenohemi me lëvizjen e pazëvendësueshme Gylen e cila zotëron slogane të cilët përfshijnë edhe bazat e Islamit edhe vlerat njerëzore”. Aslan e përcaktoi Gylenin si një person i cili beson tek feja, shkenca dhe demokracia dhe u shpreh me këta fjalë: “Ai është kundër terrorit dhe dhunës, ka flijuar veten në rrugën e të drejtave të përbashkëta”. Duke ndjekur nga afër edhe zhvillimet e fundit në Turqi, Aslan pohoi se njihet arsyeja e diskutimeve nga disa qarqe të caktuara rreth lëvizjes Gylen dhe Partisë AK, por duke mos i dhënë asnjë mundësi një lidhjeje të tillë, ai theksoi se shihet qartazi se kjo gjë bëhet vetëm me qëllimin e njollosjes së emrit. Edhe Jill Carol, një nga profesorët e Universitetit Houston Rice, shpjegoi se ana më ndikuese e lëvizjes është ndjenja e përgjegjësisë dhe çdo lëvizje e bukur nuk lidhet me kërkesat individuale, por lidhet me kërkesën dhe nevojën e gjithë shoqërisë.

Ish Ministri i Kulturës Namik Kemal Zejbek, i pranishëm si dëgjues në konferencë, tha se lëvizja Gylen, veçanërisht me zhvillimet arsimore të realizuara në Azi, është një lëvizje e cila ka ndjekur gjurmët e Ahmet Jeseviut. “Ndihem krenar për vlerësimin që po merr Gyleni si një shtetas turk. U shpreh falënderimet e mia të gjithë atyre të cilët përpiqen ta kuptojnë dhe të gjithë ata të cilët ndihmojnë në këtë çështje” u shpreh Zejbek. Nënkryetari i Organizatës së Armenëve të Stambollit dhe përfaqësues i armenëve të ardhur nga Turqia në Kaliforni, Edvin Minasjan, shprehu falënderimet e tij për organizatorët e konferencës, Institutin Pasifika me të cilin kanë marrëdhënie të mira si dhe theksoi se përpjekjet e para për këtë dialog janë ndërmarrë nga Fethullah Gylen.

Në ditën e parë të konferencës pati një interes të madh ndaj panelit të organizuar në sallonin Usc Davidson të konferencave. Folësit dhe temat e mbajtura u ndoqën me shumë vëmendje dhe interes. Në ditën e parë të konferencës e cila u hap me fjalën e përfaqësuesit të dialogut ndërfetar të Vatikanit Thomas Michel u organizua një shëtitje e shkurtër në Los Angeles. Veprimtaria u mbyll me një darkë të shtruar nga universiteti Pepperdine me pamje nga oqeani Paqësor. Të pranishmit e ardhur nga të katër anët e botës theksuan se konferenca pasqyroi linjat e informacionit, edukimit dhe të një horizonti të gjerë.

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.