M. Fethullah Gylen: Mallkoj terrorin

Dijetari i mirënjohur Fethullah Gylen dënoi aktin terrorist të organizuar ditën e hënë në metronë e Moskës. “Myslimani nuk mund të jetë kurrë terrorist dhe terroristi nuk mund të jetë mysliman”, tha Fethullah Gylen, duke përsëritur edhe një herë mendimin e tij rreth terrorit dhe dha një mesazh ngushëllimi për viktimat që humbën jetën:

Mesazh ngushëllimi dhe mallkimi ndaj terrorit

Cilido qoftë qëllimi apo shkaku, terrori nuk mund të miratohet kurrsesi. Terrori zhduk sigurinë shoqërore dhe rrezikon një vlerë të shenjtë siç është jeta e njeriut, duke qenë kështu një akt dekadent i cili nuk mund të pranohet nga asnjë fe, shoqëri dhe botëkuptim.

Sipas fesë, jeta është një nga vlerat themelore të cilat duhen mbrojtur. Për këtë arsye, terrori nuk mund të zgjidhet si një qëllim në realizimin e luftës triumfuese të terrorit. Myslimani i cili mbart mbi vete kuptimin e paqes dhe të harmonisë nuk mund të bëhet kurrë terrorist, dhe terroristi nuk mund të jetë mysliman.

Unë dënoj ashpër dy aktet e përgjakshme terroriste të realizuara në metronë e Moskës pavarësisht se nga kush apo me ç'qëllim janë bërë dhe me anë të këtij mesazhi mallkoj dhe një herë tjetër terrorin.

I shpreh ngushëllimet e mia të afërmve të viktimave që humbën jetën në vendngjarje, autoriteteve të shtetit dhe popullit rus. I uroj shërim të shpejtë të plagosurve dhe thellë nga zemra ndaj me ta dhimbjen.

M. Fethullah Gylen

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.