Shkencëtarët e Amsterdamit diskutojnë për Fethullah Gylenin

Shkencëtarë dhe akademikë, pjesëmarrës në konferencën e organizuar në Amsterdam "Përhapja gjeografike e Lëvizjes Gylen", analizuan "Lëvizjen e vullnetarëve" nga aspekte të ndryshme.

Prof. Dr. Doğu Ergil nënvizoi faktin se lëvizja asnjëherë nuk ka pasur konflikte me shtetin dhe nuk e ka asgjësuar të shkuarën. Ndërsa Prof. Dr. Thomas Michel deklaroi se çelësi ı suksesit të lëvizjes së vullnetarëve qëndron i fshehur tek sinqeriteti.

E organizuar nga Akademia për Dialog në Holandë, konferenca me titull "Përhapja gjeografike e lëvizjes Gylen"’ u realizua në Qendrën e njohur të Kongreseve Felix Meritix, në Amsterdam. Në konference morën pjesë shkencëtarë dhe akademikë nga universitete të ndryshme të botës. Prof. Dr. Doğu Ergil nënvizoi faktin se Lëvizja Gylen është një lëvizja civile e cila mbështet bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen. "Fethullah Gylen, ashtu siç nuk e asgjëson të kaluarën, nuk e nënvlerëson as edhe modernen. Në të kundërt të politizimit të Islamit apo Islamit politik, ai ka zgjedhur një botëkuptim islam i cili nuk kundërshton modernizmin apo të përjashtojë perëndimin", u shpreh Ergil. Duke prekur dhe gjendjen kritike të Turqisë, në fjalën e tij Prof. Ergil deklaroi se lëvizja nuk ka pasur konflikte me shtetin dhe ka kontribuar në zgjidhjen e problemeve me anë të rrugëve paqësore. "Metoda e cila synon ndryshimin dhe përhapjen e tij në shoqëri është duke filluar nga vetvetja, ndryshe nga revolucioni Qemalist që vijnë nga lart poshtë, kjo lëvizje është përhapur nga vetë masat. Duke u përshtatur me etikën sociale, drejtësinë, mirëkuptimin social dhe drejtësinë universale, ajo ka shënuar suksese të njëpasnjëshme", tha Ergil.

Prof. Dr. Thomas Michel nga Universiteti Georgetown analizoi dimensionin fetar të Lëvizjes Gylen. Duke pohuar ndikimin e Gylenit veçanërisht nga Mevlana dhe misticizmi, ai nënvizoi faktin se Gylen ashtu si mistikët fokusohet tek sinqeriteti dhe adhurimi. Duke pohuar se nuk është e domosdoshme të shihen përmasat e veprës, e madhe apo e vogël qoftë ajo, dhe se vetëm sinqeriteti është i rëndësishëm, Michel shtoi: "Nëse punët e mira do të ishin trupi, shpirti do të ishte sinqeriteti". Michel e lidhi suksesin e Lëvizjes Gylen me sinqeritetin. Ai theksoi se nuk ka rëndësi puna që bëhet, nëse bëhet me sinqeritet, përmban vlera të mëdha. Duke nënvizuar dhe rëndësinë e dimensionit të adhurimeve në lëvizjen Gylen, ai u shpreh kështu: "Ashtu si një mësues fizike i cili jep mësim në Kirgizistan, ashtu dhe një biznesmen i cili bën punë të dobishme në Izmir janë të njëjtë, sepse që të dy kryejnë adhurim. Fethullah Gylen e sheh në një dimension më të gjerë konceptin e adhurimit. Ai thotë se shërbimi ndaj popullit është shërbim ndaj Zotit dhe shpëtimin e vetvetes e lidh me shpëtimin e të tjerëve."

Isha kurioze dhe bëra ca kërkime, janë njerëz të besueshëm

Prof. Dr. Helen Rose Ebaugh nga Universiteti Houston tregon se kur është njohur për herë të parë me Lëvizjen Gylen ka qenë kureshtare të dinte se cili ishte burimi i të ardhurave. "Kam qenë në Stamboll, Bursa dhe Mudania për të parë funksionimin e rrjedhjes së parave. Isha e ftuar dhe në shtëpinë e disa biznesmenëve në Stamboll. Sipas Islamit, dora e majtë nuk duhet të njohë dorën e djathtë dhuruese, por ajo që dëshiroja të dija ishte se kush dhe sa dhuronte. Unë i pyeta ata pasi pimë çaj dhe më paraqitën shifrat. Më thanë se të gjithë japin 10 % të të ardhurave. Mendoni pak këtë rrjet dhe fuqinë e tij. Këta janë njerëz të besueshëm. Nuk kam parë asnjë mbështetje të shtetit turk në shërbimin që bën lëvizja, ndërsa në Azerbajxhan shteti u ka dhënë toka dhe ndërtesa për shkollat", përfundoi fjalën Prof. Dr. Helen Rose Ebaugh.

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.