Mendimtari Fethullah Gylen mesazh ngushëllimi për Baba Reshatin

Mendimtari i njohur Fethullah Gylen, i ka shprehur ngushëllimet e tij Komunitetit Botëror Bektashian për ndarjen nga jeta të Kryegjyshit Botëror të Bektashive, Haxhi Dede Reshat Bardhit. Me anë të një mesazhi dërguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gylen vlerësoi lart kontributin e Baba Reshatit në fushën e dialogut dhe të bashkëpunimit.

"Mësova me hidhërim të madh ndarjen nga jeta të Kryegjyshit Botëror të Bektashive, Haxhi Dede Reshat Bardhi, këtij personaliteti të nderuar, me mirëkuptim të gjerë, kurdoherë i hapur për dialog, udhëtar i rrugës së paqes. Ai vazhdimisht theksoi rëndësinë e unitetit të besimtarëve, duke dhënë dhe shembullin e tij të mrekullueshëm në arritjen e këtij bashkimi. Unë i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta Komunitetit Bektashian Shqiptar dhe atij Botëror, pasuesve dhe miqve të tij që do të mbartin lart idealet e tij sublime".

Muhamed Fethullah Gylen