• Home
  • Nga Media
  • Lajmet
  • Gjyqtari amerikan rrëzon padinë e ngritur ndaj dijetarit Fethullah Gylen

Gjyqtari amerikan rrëzon padinë e ngritur ndaj dijetarit Fethullah Gylen

Mendimet e Fethullah Gylen rreth terrorit

Një gjyqtar federal ka rrëzuar ditën e mërkurë një padi, ku dijetari mysliman, M. Fethullah Gylen, i cili jeton prej vitesh në Pensilvani, akuzohej se kishte orkestruar një varg shkeljesh të të drejtave të njeriut në atdheun e tij, në Turqi, duke gjykuar se këto pretendime nuk mund të trajtohen prej gjykatave amerikane.

Edhe kjo padi ka qenë e nxitur nga ana e qeverisë turke kundër Fethullah Gylenit në vazhdën e sulmeve të njëpasnjëshme të Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdoganit, ndaj klerikut dhe lëvizjes së nismuar prej tij.

Në akuzën e tyre ata shpreheshin se Gyleni kishte urdhëruar ndjekësit e tij në polici, prokurorë dhe gjyqtarë në Turqi që të shënjestronin anëtarët e një tjetër lëvizjeje shpirtërore, e cila mbante qëndrim kritik ndaj saj.

Gjyqtari Robert Mariani, i cili i përket rrethit gjyqësor të Scranton-it, e rrëzoi këtë akuzë duke u shprehur se pala e akuzës “ka hedhur thjesht një varg akuzash, të cilat qëndrojnë në qerthullin e pandehmave dhe nuk kanë asnjë bazë domethënëse ligjore; në to pretendohet për lidhje të ngushta të Gylenit me instanca të caktuara të shtetit dhe shkelje të të drejtave të njeriut në Turqi.”

Ky proces gjyqësor nisi pranë kësaj gjykate pas dorëzimit në dhjetor të padisë, nën kujdesin e tre përfaqësuesve, të cilët u shprehën se simpatizantët e Gylenit në Turqi kanë mbledhur prova për çështje të ndryshme gjyqësore, kanë fabrikuar sa e sa urdhërarreste, kanë bërë rregjistrime të paautorizuara ligjërisht, si dhe kanë ndaluar dhe arrestuar shumë njerëz, duke u bazuar në denoncime të sajuara.

Prokurori i kësaj çështjeje, Robert Amsterdami, nuk ka dhënë asnjë deklaratë lidhur me vendimin e ditës së mërkurë.

Gyleni, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara që prej vitit 1999, e ka kritikuar vazhdimisht ashpër Presidentin e Turqisë, aleatin e tij të dikurshëm, për qeverisjen e tij të vendit.

“Kjo çështje ishte një sulm i pastër politik i motivuar prej administratës së Presidentit të Republikës së Turqisë... kundër z. Gylen, për asgjë tjetër vetëm se ka akuzuar publikisht administratën e Erdoganit, duke u shprehur se ajo është e korruptuar dhe autoritare,” – u shpreh Michael Miller, një prej avokatëve të Fethullah Gylenit, në deklaratën e tij të së mërkurës.

Kjo akuzë ishte thjesht një pjesë e fushatës së gjerë dhe të ashpër që ka nisur kundër Lëvizjes “Hizmet” në Turqi dhe më gjerë. Regjimi i Erdoganit ka nisur një gjueti në vend ndaj nëpunësve civilë në Turqi që dyshohet se kanë lidhje me lëvizjen, duke sulmuar mjaft kompani të biznesit dhe duke mbyllur edhe shumë organizma mediatikë në vend. Gyleni vetë është akuzuar për veprimtarinë kriminale të përpjekjes për të rrëzuar qeverinë, duke u nxjerrë para gjykatës in absentia muajin e shkuar.

Amsterdami është ndalur gjithashtu edhe mbi rrjetin e mbi 150 shkollave “charter” të financuara prej të ardhurave publike, të cilat janë themeluar prej ndjekësve të Lëvizjes “Gylen”. Autoritetet shtetërore dhe federale i kanë përfshirë disa prej këtyre shkollave në deklaratat e tyre për keqmanaxhim të financave apo për mashtrim me vizat, megjithatë nuk është vërejtur asnjë shkelje që të përbëjë vepër kriminale.

Mbështetësit e Gylenit e kanë denoncuar vijimësisht qeverinë turke për përndjekjen e pandërprerë të mendimtarit turk.

“Në vend që të merret me grumbullimin e këtyre akuzave mendjelehta, të cilat shpenzojnë më kot dollarët e taksapaguesve turq dhe amerikanë, qeveria e Erdoganit është mirë të lirojë më parë gazetarët e burgosur pa të drejtë, të kthejë pronat private që janë konfiskuar prej vetë qeverisë dhe të reshtë se shënjestruari çdo zë kritik që ngrihet kundër tij, duke i kërcënuar me ndjekje ligjore, - u shpreh Y. Alp Aslandogan, i cili është drejtuesi i një grup që merret me promovimin e ideve dhe veprimtarisë së mendimtarit Gylen.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.