• Home
  • Nga Media
  • Lajmet
  • Gylen për BBC: S’kam lidhje me hetimet kundër korrupsionit në Turqi

Gylen për BBC: S’kam lidhje me hetimet kundër korrupsionit në Turqi

Gylen për BBC: S’kam lidhje me hetimet kundër korrupsionit në Turqi

Pensilvani – Dijetari mysliman turk, Fetullah Gylen, në një intervistë për rrjetin gjigant britanik, BBC, deklaron edhe një herë se nuk ka lidhje me arrestimet e disa zyrtarëve të lartë të qeverisë turke.

Në intervistën rreth 28 minuta, ai hedh poshtë pretendimet e kryeministrit turk, Rexhep Tajip Erdogan, se ndjekësit e tij kanë ndikuar në arrestimet për korrupsion të djemve të disa ministrave si dhe dhjetëra zyrtarëve të tjerë të qeverisë turke. Sipas BBC-së, lëvizja “Hizmet” ose në shqip “Shërbimi” ndjek një rrugë liberale të Islamit, në bazat e të cilit qëndron arsimi dhe çështjet humanitare.

Lëvizja është mjaft e përhapur në Turqi dhe me ndjekës miliona njerëz. Kryeministri turk, e ka akuzuar z. Gylen, se është përpjekur për të sulmuar qeverinë gjatë arrestimeve të muajit dhjetor të vitit të shkuar pas një skandali për korrupsion. Për pasojë, katër ministra të kabinetit qeveritar dhanë dorëheqjen nga postet e tyre.

74-vjeçari Gylen, thotë për BBC-në se reagimet e Partisë AK në pushtet, si dhe shkarkimet e ndërmarra prej saj ndaj zyrtarëve të policisë, janë hapa pas drejt demokracisë. Ai mohon që disa prej anëtarëve të shkarkuar të kenë lidhje me Lëvizjen që drejton.

Z.Gylen thotë se personat që u përfshinë në hetimet ndaj zyrtarëve të qeverisë dhe personat e shkarkuar nuk “ishin të lidhura me ne”. "Kjo lëvizje që bëri Erdogani, u bë për të treguar se Lëvizja jonë është me madhe se ç’është realisht, dhe kjo për të frikësuar njerëzit me këtë kërcënim jo ekzistent”, tha ai.

Por shumë njerëz, përfshirë këtu akademikë, gazetarë dhe diplomatë, thonë se është e pakonceptueshme që Gyleni të kishte dhënë urdhër të drejtpërdrejtë për arrestimet, për shkak se kryeministri Erdogan kishte ndërmarrë një vendim për mbylljen e disa shkollave parauniversitare. “Nuk është e mundur për këta gjyqtarë dhe prokurorë për të marrë urdhra nga unë. Unë nuk kam asnjë lidhje me ta. Nuk i di as 0.1 % prej tyre", tha Gyleni për BBC.

"Njerëzit në gjyqësi dhe hetimet e policisë ishin duke u realizuar si dhe duke u nisur në këtë rast nga detyrat që ata kanë”. “Me sa duket ata nuk janë informuar për faktin se korrupsioni dhe ryshfeti kanë pushuar të jenë akte kriminale në Turqi", shtoi ai, me atë që ai e përshkruan si një nuancë sarkazme të qeverisë.

BBC shkruan se divergjenca midis qeverisë dhe Lëvizjes “Hizmet” ka pasur edhe për sa i përket qasjes mbi çështjen kurde, ku kryeministri Erdogan ka nisur bisedimet e paqes me separatistët kurdë të udhëhequr nga lideri i burgosur Abdullah Oçalan. Z. Gylen thotë se Oçalan ishte “shqetësuar me atë që ne ishim duke bërë me popullin kurd”, siç ishte zgjerimi i rrjetit të shkollave në territoret kurde.

"Ata nuk duan ose synojnë për të parandaluar aktivitetet për të rinjtë dhe se duan që ata të bashkohen me militantët në male. Qëllimi i tyre është për të mbajtur një armiqësi politike midis kurdëve dhe turqve”. Ngritja e shkollave dhe investimeve në rajonet përkatëse "janë konsideruar si të ishin kundër procesit të paqes".

I pyetur në lidhje me tensionet midis Turqisë dhe Izraelit në vitet e fundit, Z. Gylen tha: "Ata përpiqen të na paraqesin si një lëvizje pro- Izraelit , në kuptimin që ne kemi një konsideratë më të lartë për ta se kombit tonë”. "Ne i kemi pranuar ata si popull, si pjesë e njerëzve të botës".

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.