“I impresionuar nga librat e Fethullah Gylenit”

I impresionuar nga librat e Fethullah Gylenit

I gjendur në Turqi për prezantimin e albumit të tij të ri, këngëtari i njohur Sami Jusuf vlerësoi mendimtarin Fethullah Gylen si një ndër myslimanët më me ndikim sot në botë dhe rezultatet e Lëvizjes Vullnetare të frymëzuar prej tij.

Në intervistën e dhënë për kanalin televiziv turk aHaber, Jusuf flet për shumë tema, nga lidhja e tij me muzikën te krahasimi me Jusuf Islamin, dhe së fundi flet për personat që kanë frymëzuar më shumë botën myslimane. “Nëse flasim për listën e myslimanëve më influencues në botë, sigurisht që në vendin e parë do të radhisja Profetin Muhamed (s.a.s)”, thotë shkoqur ai dhe shton, “Bota islame i ka dhuruar njerëzimit shumë gjeni, si Mevlana, Junus Emre, etj.”

Jusuf mendon se mendimtari i njohur bashkëkohor turk, Fethullah Gylen i përngjet shumë Junus Emresë dhe Mevlanës. “Kam lexuar librat e Gylenit dhe më kanë pëlqyer shumë. Kam pare dhe rezultatet e përpjekjeve vullnetariste të lëvizjes Gylen në fushën arsimore . Mendoj se ai pasqyron prirjen Mevlevi.”, mbyll Sami Jusuf intervistën.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.