• Home
  • Nga Media
  • Lajmet
  • Klerikët amerikanë i kundërpërgjigjen priftit radikal me të nderuarin Gylen

Klerikët amerikanë i kundërpërgjigjen priftit radikal me të nderuarin Gylen

Klerikët amerikanë i kundërpërgjigjen priftit radikal me të nderuarin Gylen

Një grup klerikësh të krishterë dhe hebrenj në Atlanta, kryeqytetin e Xhorxhias, i janë përgjigjur priftit radikal i cili akuzonte myslimanët duke i cilësuar si “rrezikun më të madh për Amerikën” me fjalët e të nderuarit Fethullah Gylen.

“Sa e drejtë është fajësimi i një miliard e 800 milion myslimanëve për shkak të një grupi të vogël radikal, i cili vepron kundër urdhrave të Islamit? Çfarëdo që të bëjnë këta radikalë, asnjëherë nuk duhet harruar se Islami është fe e paqes. Dhe ashtu siç thotë dhe një intelektual turk, drejtues i një lëvizjeje fetare në Turqi, Fethullah Gylen ‘një mysliman i vërtetë nuk mund të jetë kurrë terrorist’”, thuhet në deklaratën e dhënë një gazete lokale nga ana e organizatës Auburn Ministerial Association.

Duke pohuar se kjo deklaratë shërben për të nënvizuar qartë distancën mes mendimeve të tyre me mendimet e priftit radikal të publikuara më parë në të njëjtën gazetë, deklarata vazhdon me këto fjalë:

"Në fetë abraimike, ku bëjnë pjesë Krishtërimi, Hebrazimi dhe Islami, ka shumë aspekte të përbashkëta si: besimi në një Zot, besimi tek librat e shenjtë dhe profetët, agjërimi, pendimi, adhurimet, morali dhe nderi. Çdo fe e cila kërkon nga ndjekësit e saj të falen 5 herë në ditë dhe të agjërojnë një muaj të tërë në vit, është një fe e drejtë dhe e bukur.”

Në artikullin e publikuar në gazetën Opelika–Auburn News, prifti Rudy Tidwell pati deklaruar se të gjithë myslimanët janë radikalë. Në shkrimin e titulluar “Duhet të frikësohemi nga feja e myslimanëve në Amerikë”, Tidwell kritikonte ndarjen “mysliman radikal-mysliman paqësor” dhe sipas tij “një miliard e 800 milion myslimanë në mbarë botën përbëjnë një rrezik që fokusohet mbi vrasjen ose ndryshimin e fesë së të tjerëve. Në këtë pikë nuk duhet lëshuar aspak pe”. “Të gjithë do të çuditeshim nëse ne do të mësonim numrin e vërtetë të myslimanëve që kanë hyrë në SHBA. Në Amerikë ka zona të cilat kanë shpëtuar nga praktikimi i rregullave primitive të sheriatit”, shprehet Tidwell duke nënvizuar kështu numrin në rritje të myslimanëve në Amerikë.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.