Lëvizja Hizmet: Seminari Ndërkombëtar mbi Lëvizjet Sociale

Lëvizja Hizmet: Seminari Ndërkombëtar mbi Lëvizjet Sociale

Në seminarin e organizuar në universitetin “Georgetown” të Uashingtonit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me temë "Lëvizja Hizmet: Lëvizja sociale me mbështetësit në Turqi, ShBA dhe në mbarë botën "profesorët amerikanë dhe ata turq kanë paraqitur vlerësimet e tyre në lidhje me “Lëvizjen Hizmet”. Në referatin e tij, Prof. Thomas Michel nënvizoi faktin se “Lëvizja për Shërbim” nuk duhet krahasuar me organizatat e tjera të shoqërisë civile. Sipas Prof. Michel, “Lëvizja Hizmet është e ndryshme nga organizatat e tjera të shoqërisë civile, pasi në anëtarësinë e saj ekziston një bashkim shpirtëror shumë të fuqishëm.”

Duke folur në programin e drejtuar nga Profesori i Historisë Islame në Universitetin “Georgetown”, Prof. John O. Vall, Profesor Thomas Michel që në krye të referatit të tij nënvizoi faktin se nuk i përket as besimit mysliman as kombësisë turk. Ai tha se prej shumë kohësh merret me studimin e “Lëvizjes Hizmet" dhe shtoi se misioni kryesor i kësaj lëvizjeje është beteja me fenomene, të cilat Said Nursiu i ka cilësuar si armiqtë kryesorë të myslimanëve “injoranca, varfëria dhe përçarja.” Sipas Profesor Michel, M. Fethullah Gylen, një nga përsonat që është ndikuar mjaft nga Said Nursi, ka punuar mbi këtë interpretim të Said Nursiut. “Ky gjeni është bërë shkak për ngritjen e një sërë institucionesh dhe ka nisur betejën me këta tre armiq. Për të luftuar varfërinë ka ngritur organizatën humanitare “Kimse Yok Mu”, ndërsa për të luftuar armikun e përçarjeve mund të tregojmë si shembull ngritjen e institucioneve të dialogut. Lëvizja për Shërbim, vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, numëron më shumë se 200 institucione të dialogut”, - u shpreh Prof. Michel.

Një tjetër referues në këtë seminar, Kryetari i Aleancës për Vlerat e Përbashkëta, Prof. Alp Aslandoğan në fjalën e tij u ndal në aspekte të tjera të aktivitetit të Lëvizjes për Shërbim, si institucionet mediatike, shtëpitë botuese, institucionet arsimore, institucionet shëndetësore dhe institutet e dialogut.

Ndërsa u shpreh se anëtarët e Lëvizjes për Shërbim, bashkohen rreth kësaj lëvizjeje duke patur si prioritet zhvillimin shpirtëror të tyre, shërbimin ndaj njerëzimit, ndërtimin e dialogut dhe përhapjen e paqes si dhe të drejtat e barabarta për të gjithë njerëzit, Prof. Aslandoğan tha se Fethullah Gylen është lideri i ndërtimit të kësaj lëvizjeje në Turqi.

Profesor Aslandoğan theksoi faktin se Fethullah Gylen është një predikues [vaiz] dhe shtoi se "ndryshe nga predikuesit e tjerë fetarë, ai ka bërë një interpretim të ri të traditave islame, por në çdo rast në interpretimin tij është bazuar dhe i ka qëndruar besnik të kaluarës dhe të ardhmes”. Sipas Alsandoğan, sinqeriteti dhe ndershmëria e tij kanë ndikuar që njerëzit të binden në nismën e tij dhe rradhët e mbështetësve të shtohen.

Seminari u organizua nga Qendra për Mirëkuptim Ndërmjet Myslimanëve dhe të Krishterëve [ACMC], e cila zhvillon aktivitetin e saj si pjesë e universitetit “Georgetown” në bashkëpunim me Forumin “Rumi”, dhe u mbajt në ambientet e Qendrës Ndërkulturore "Bunn" pranë këtij universiteti.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.