Mandela merr Çmimin e Paqes nga "Instituti Gylen"

Çmimi i Paqes për vitin 2010 i "Institutit Gylen", i cili zhvillon aktivitetin e tij në Universitetin Houston në SHBA, iu dha Nelson Mandelës, liderit legjendar të Afrikës së Jugut.

"Ne falënderojmë të nderuarin Mandela për përpjekjet e realizuara në emër të paqes, tolerancës dhe drejtësisë sociale", u shpreh Drejtuesi i Institutit, Ali Riza Çandır.

Çmimi i Paqes i "Instituti Gylen" u jepet një here në dy vjet personaliteteve ose institucioneve që kanë ndryshuar rrjedhën e historisë së njerëzimit. Për dhënien e çmimit merren parasysh kriteret bazë si kontributet e dhëna në dialogun ndërkulturor, drejtësinë sociale, paqen.

Duke kujtuar edhe një here përpjekjen dhe luftën e jashtëzakonshme prej gjysmë shekulli të Mandelës, për të arritur barazinë racore në mes të bardhëve dhe personave me ngjyrë në Afrikën e Jugut. Drejtuesi i Institutit, Ali Rıza Çandır, tha: "ne i japim këtë çmim këtij lideri, i cili duke kaluar 27 vjet në burg ka dhënë një kontribut të madh për njerëzimin dhe është shenjë treguese e besnikërisë, ndershmërisë për liderët e tjerë që kanë vuajtur."

Lideri 93-vjeçar nuk mundi të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar pak ditë më parë në Vakëfin Nelson Mandela në qytetin e Johannesburgut në Afrikën e Jugut. Komunikimi dhe lidhja me liderin, i cili për shkak të problemeve shëndetësore dhe moshës së thyer nuk mund të takohet me popullin, mundësohet nga vakëfi i tij. I lindur në vitin 1918, Mandela kishte lënë politikën në vitin 2004 për të pushuar pak dhe për t'i kushtuar më shumë kohë familjes.

Çmimi i Paqes i "Institucioni Gylen" iu dorëzua Drejtuesit financiar të Vakëfit Mandela Ruth Rensburg. Bashkë me çmimin iu dorëzua dhe një mesazh i veçantë nga ana e Fethullah Gylenit.

Nelson Rolihlahla Mandela, është presidenti i parë i Republikës së Afrikës së Jugut, që erdhi në pushtet me zgjedhje demokratike (1994-1999). Pas qëndrimit 27 vjet në burg në ishullin Robben të Afrikës së Jugut, në vitet 1980 u bë i njohur me luftën e tij kundër racizmit.

Me fjalët "lufta është jeta ime. Do të luftoj deri në fund të jetës sime për pavarësinë e personave me ngjyrë", Mandela kishte arritur të zëvendësonte regjimin racist në Afrikën e Jugut në një sistem demokratik multi-racor.

Më 18 Korrik të vitit 1993, Mandela mori Çmimin Nobel për Paqen dhe pikërisht 18 korriku, ditë e cila është dhe ditëlindja e tij u shpall si "Dita e Mandelës" në emër të kontributeve të dhëna për demokracinë.

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.