Mbesa e Gandit: Ato që ëndërronim ne, i paska realizuar lëvizja “Hizmet”

Mbesa e Gandit: Ato që ëndërronim ne, i paska realizuar lëvizja Hizmet

Instituti “Turkuaz Harmoni”, i cili zhvillon veprimtarinë e tij në Afrikën Jugore, ka organizuar për herë të nëntë organizimin tradicional të darkës së “Dialogut dhe Vëllazërimit”, në të cilin tubuan mjaft përfaqësues të ndryshëm të shoqërisë. Këto programe u organizuan në qytete të ndryshme siç janë Johanesburgu, Cape Town-i, Durbani dhe Bloemfogteini. Në këtë manifestim mori pjesë gjithashtu edhe mbesa e liderit mistik të Indisë, Mahatma Gandit, Ela Gandhi, e cila mbajti një fjalim tejet mbresëlënës. Gjatë fjalimit të saj, mbesa e Gandhi-t tha se gjërat që ata i “bisedojnë”, Lëvizja “Hizmet” i vë në praktikë. Ajo gjithashtu nënvizoi se vizita që kishte bërë në Stamboll kishte qenë një përvojë mjaft e mirë, e cila i kishte lënë shumë mbresa të pashlyeshme. Gandi, e vazhdoi fjalimin e saj para të pranishmëve duke thënë: “Gjërat që deri më sot ne vetëm i kemi menduar dhe biseduar mes veti, atje i pamë të realizuara. Vizita që realizuam në Turqi na tregoi se atë që e mendojmë apo planifikojmë duhet edhe që ta realizojmë, që të fitojë kuptimin e duhur.” Konferenca e mbajtur nën organizimin e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Gazetarëve muajin e kaluar, ku ishin të pranishëm rreth 800 intelektualë nga 50 shtete të ndryshme të botës, nën mbrojtjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara kishte lënë një ndikim të madh tek Ela Gandhi, e cila më pas rrëfeu edhe një ngjarje, e cila e kishte prekur shumë: “Në konferencën e paqes u takova me një djalosh të ri, i cili si qëllim të vetëm kishte të merrej me tregti dhe të pasurohej duke shitur ilaçe, por më vonë pasi njihet me Lëvizjen Hizmet, kishte kuptuar se gjëja më me rëndësi në botë, pos të qenit të pasur, është që t'i shërbesh njerëzimit”. Në këtë konferencë morrën pjesë edhe kryetari i komunës së qytetit Durban, James Nxumalo, ish-ministri i kulturës Paul Mashatile, Kardinali Naiper si dhe qindra figura eminente të njohura politike, akademike dhe të artit nga Afrika Jugore. Fjalimin kryesor në darkën për “dialog dhe paqe”, që u zhvillua në 4 qytete të Afrikës Jugore, e ka mbajtur ish-kryetari i parlamentit për religjionet në botë, Dr. Dirk Ficca, i cili në vitin 2011 u nderua me çmimin “Dialog dhe Paqe”. Dr. Dirk Ficca, foli rreth jetës së mendimtarit dhe dijetarit Fetullah Gylen, si dhe për Lëvizjen Hizmet, e cila nga një lëvizje me pikënisje veç Anadollin, kishte arritur më vonë të kthehej në një Lëvizje Globale. Ficca theksoi se, përpara se të Lëvizja “Hizmet” të merrte përmasat globale që ka sot, Fethullah Gylen kish qenë një imam në qytetin e Izmirit. “Gyleni tërë jetën e tij ia kishte dedikuar shkollimit të të rinjve. Duke i motivuar biznesmenët që të ndërtonin konvikte, jo vetëm nëpër medresetë e qytetit, por ai kërkoi që t'i ofrohej shërbim nxënësve të të gjitha shkollave. Sot, pas 50 viteve, ekzistojnë mbi 2 mijë shkolla dhe universitete në mbi 150 shtete të botës. Njëkohësisht, Lëvizja “Hizmet” përpiqet për të mirën e mbarë njerëzimit edhe nëpërmjet veprimtarisë së organizatave për ndihmë dhe aktiviteteve humanitare për dialog”, - përfundoi Ficca.