Mendimtari M. Fethullah Gylen gjykon krimet e rënda të ISIS

M. Fethullah Gylen

Mendimtari i njohur Fethullah Gylen ka dënuar ashpër aktet barbare e çnjerëzore të organizatës terroriste ISIS, të cilat sa vjen e janë shtuar shumë kohët e fundit, duke u përcjellë ngushëllimet e tij familjarëve që kanë humbur të afërmit e tyre në Irak dhe në Siri, veçanërisht familjes dhe të dashurve të gazetarit amerikan James Foley.

Në deklaratën e tij ai shprehet me këto fjalë:

"Dënoj ashpër aktet çnjerëzore dhe mizoritë barbare që janë kryer nga organizata terroriste ISIS, të veshura me një ligjërim sugjestionues fetar dhe marr pjesë në thirrjen ndërkombëtare që ata të dorëzohen sa më shpejt përpara drejtësisë.

Të sulmosh çfarëdo pakice, ose thjesht civilë të pafajshëm, ose më thjeshtë, vetë sulmimi dhe trysnia, janë tërësisht kundër parimeve të smeraldta të Kuranit Famëlartë dhe Sunetit të Profetit tonë (s.a.s.). Nëse anëtarët e Organizatës ISIS nuk janë duke vepruar si kukullat e ndonjë force tjetër, mund të thuhet me plot gojën se janë një grumbullim injorantësh që nuk e kanë njohur asnjëherë shpirtin e fesë Islame dhe Profetin Muhamed (pqmT). Çfarëdoqoftë dhe sidoqoftë, ajo që janë duke bërë është terrorizëm i kulluar, dhe në fakt kësisoj do cilësuar ndërsa flitet për të."

"Qëllimi i fesë është konsolidimi i paqes, i të drejtave universale të njeriut, sundimi i të drejtës dhe ruajtja e vlerave të mëdha njerëzore. Ndërsa e kundërta e kësaj, përveçse përdhosje e fesë, është edhe një mundësi hipokrizie po me të njëjtin qëllim. Ai tërhoqi vëmendjen mbi rrezikun e të ashtuquajturit "makiavelizëm", i cili e sheh si të lejuar çdo gjë që të çon drejt arritjes së synimit: Sipas disiplinave themelore të Islamit, ajo çfarë të çon drejt arritjes së synimeve të mendimit Islam duhet të jetë medoemos edhe vetë e lejueshme sipas tij. E kundërta e kësaj, është ajo ç'shpjeguam më sipër, as më pak e as më shumë, por makiavelizëm."

"Unë u shpreh ngushëllimet e mia më të përzemërta familjarëve dhe njerëzve të dashur të gazetarit Foley, si dhe të të gjithë njerëzve të pafajshëm që kanë humbur jetën barbarisht në Irak apo Siri. Lus Zotin që t'u falë atyre durim dhe mendjekthjelltësi, t'ua zbusë dhimbjet dhe t'u falë qetësi shpirtërore. I përgjërohem Zotit, dhe i ftoj që të gjithë që t'i drejtohemi Zotit, që, duke nisur që nga fati i 49 pengjeve, për fundin e të cilëve shqetësohemi çdo ditë e më shumë, e deri tek të gjithë të prekurit e tjerë prej kësaj çështjeje, ata të lihen të lirë sa më parë, dhe kësodore të na afrojë sa më shpejt drejt një bote të sunduar prej paqes dhe respektit të ndërsjellë."

M. Fethullah Gylen

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.