Mesazh i veçantë i Presidentit Obama për IFLC

Mesazh i veçantë i Presidentit Obama për IFLC

Mesazh i veçantë i Presidentit Obama për Festivalin Ndërkombëtar të Gjuhës dhe Kulturës që u organizua në ShBA, prej Kolegjeve Turke

Presidenti i ShBA-ve, Barack Obama, ka dhënë një mesazh të veçantë me shkrim e Festivalit të 14 Ndërkombëtar të Gjuhës dhe Kulturës që u mbajt në Washington. Në mesazhin e tij, të veçantë, Obama u shpreh: “ Ndërkohë që ju bëheni bashkë për të vlerësuar  mozaikun kulturor që i jep formë botës ku ne jetojmë dhe për të formuar lidhje të reja miqësie mes njerëzve, nuk më mbetet veçse t’ju shpreh përgëzimet më të ngrohta.”

FJALA E B. OBAMA-S PER IFLC-NE

“Kulturat e pasura dhe historitë e njënjëshme të shoqërisë sonë si planet janë jetësuar përmes kërcimesh magjepsëse dhe interpretimesh joshëse. Festivale si ky, duke na shpërfaqur tradita nga më të ndryshmet, të cilat e bëjnë të veçantë trashëgiminë e secilit prej nesh, na shtyjnë edhe njëherë që të dëshmojmë se ç’shpresa e ç’bukuri mund të lindin prej këngëve të gjithëpërfshirjes. Përpjekja juaj për të bashkuar të rinj nga e gjithë bota reflekton pikërisht forcën që ka në fakt njerëzimi për të kapërcyer çdo lloj ndasie.

Ju uroj më të mirat në bashkimin tuaj për të kremtuar mozaikun kulturor që është bota jonë dhe për të farkëtuar hallka të miqësisë.”

Edicioni i radhës i IFLC-së, i cili këtë vit do të organizohet në më shumë se 30 shtete dhe ku marrin pjesë  gjithsej 2500 nxënës nga 160 shtete të ndryshme, u mbajt në Ëashington. Në këtë festival interpretuan më shumë se 126 nxënës. Ky edicion u realizua në sallën e koncerteve dhe konferencave “DAR Constitution Hall”. Prezantimin e tij e bëri aktori i mirënjohur ndërkombëtarisht, Andy Garcia.  Një nga edicionet e këtij festivali u zhvillua edhe në Tiranë, në Pallatin e Kongreseve, në datën 2 prill të këtij viti. Në këtë edicion të zhvilluar në Washington merrte pjesë edhe Shqipëria.

Ndër të tjera, Garcia përmendi se Lëvizja “Hizmet” është një lëvizje ndërkombëtare e shoqërisë civile, e cila mbron të drejtat e njeriut, barazinë mes njerzëzve, demokracinë dhe mospërdorimin e dhunës. Ai theksoi gjithashtu, se kjo lëvizje i jep një rëndësi të veçantë ndihmës ndaj shoqërisë, aktiviteteve arsimore-edukative dhe dialogut ndërmjet besimeve dhe qytetërimeve.

MORËN PJESË EDHE ANËTARËT E KONGRESIT TË ShBA-VE

Deputeti i Partisë Demokratike për Kaliforninë, Mike Honda, dhe deputeti i Partisë Republikane për Partinë Republikane, Randy Ëeber, i dhanë ngjyra të tjera mbrëmjes.

Deputeti i Partisë Republikane për Teksasin, Randy Weber, u shpreh se fakti që, në festivalin ndërkombëtar që u mbajt për herë të parë në Turqi në vitin 2003, sot marrin pjesë nxënës nga 160 shtete të ndryshme, është diçka e pabesueshme. Pasi kujtoi se i gjithë ky aktivitet është një mendim i mendimtarit Fethullah Gylen, ai tha: “E falënderojmë Fethullah Gylenin për mendimet e tij të mençura dhe paqësore.”

Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike për Kaliforninë, Mike Honda, u shpreh se ky festival dha mesazhe të vyera përsa i përket shërbimit në emër të paqes, mirëkuptimit dhe njerëzimit në përgjithësi. Honda u shpreh se është e turpshme që ky festival nuk zhvillohet dot më në Turqi, qysh prej regjimit trysnues që qeveria turke ka filluar të ndjekë ndaj Fethullah Gylenit dhe lëvizjes së frymëzuar prej tij. Duke u ndalur në mendimin: “Përballë këtyre fëmijëve të mrekullueshëm që na entuziazmuan dhe na kujtuan se ç’është multikulturalizmi ne e kuptojmë edhe njëherë se pse duhet ta përmirësojmë qëndrimin tonë ndaj trysnisë dhe mungesës së tolerancës në botë, por veç të përjetojmë kënaqësinë që na fal diversiteti kulturor.” Mesazhi i paqes dhe vëllazërisë që u dha këtu, është dhënë në mbarë botën, me përjashtim të Turqisë, u shpreh Honda, ndaj kjo duhet të përkapet me shumë turp prej Turqisë.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.