Niagara ndan “oskarët” e Dialogut

Fondacioni Niagara me aktivitet në Çikago të SHBA, ka dhënë çmimet e Paqes dhe të Dialogut për vitin 2012 në një ceremoni të organizuar në Çikago.

Në ceremoninë tradicionale të titulluar ‘Oskari i Dialogut’ morën pjesë emra të njohur të politikës, medias dhe botës artistike. Nën drejtimin e një figure të njohur televizive të kanalit NBC, Dr. Sandy Goldberg, u shpërndanë çmimet në degët mediatike dhe në atë të pikëpamjeve globale.

Drejtuesi i Fondacionit Niagara, Dr. Sherif Sojdan pohoi se me anë të punës së tyre të palodhur synojnë të zhvillojnë dhe përhapin vlerat njerëzore si dhembshuria, respekti, mirëkuptimi reciprok. Presidenti i nderit i Fondacionit Niagara, i nderuari Fethullah Gylen, me anë të një letre dërguar kësaj ngjarjeje, falënderoi të gjithë ata që e pranojnë çmimin në emër të miqësisë dhe i cilësoi të pranishmit si heronj të dashurisë. Letra u lexua nga ana e Drejtuesit të këshillit të klerikëve në Çikago, prifti Stanley Davis, i cili theksoi faktin se Fethullah Gylen mbetet një nga liderët parësore që kontribuon në arritjen e paqes dhe harmonisë mes besimtarëve të feve të ndryshme.

Çmimi i Medias iu dha Dan Schimdt, përfaqësuesit të televizionit WTTW11 në emër të sukseseve të arritura në fushën e arsimit dhe kulturës. Çmimin e Përkushtimit e fitoi Anne R.Pramaggiore, drejtuese e një prej firmave më të mëdha energjitike në SHBA “Comed” me 57 mijë punonjës, ndërsa Orkestra simfonike e Çikagos mori çmimin e Pikëpamjes globale në emër të përpjekjeve të suksesshme në fushën e muzikës. Çmimin e mësipërm e mori drejtuesja e orkestrës simfonike Deborah R. Rutter.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.