• Home
  • Nga Media
  • Lajmet
  • Presidenti Francez, Hollande: “Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e iniciativave të tilla”

Presidenti Francez, Hollande: “Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e iniciativave të tilla”

Festivali Ndërkombëtar i Gjuhës dhe i Kulturës vazhdon të fitojë simpatinë dhe mbështetjen e personaliteteve dhe liderëve më të rëndësishëm të botës. Pas mesazheve përshëndetëse të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, dhe personaliteteve të tjera, kësaj radhe edhe Presidenti Francës, François Hollande ka vlerësuar rolin dhe kontributin e këtij eventi ndërkombëtar, duke e cilësuar atë si një kontribut të jashtëzakonshëm për konsolidimin dhe promovimin e vlerave të tolerancës dhe demokracisë në botë. Festivali Ndërkombëtar i Gjuhës dhe i Kulturës këtë vit u organizua në Lion, me mbështetjen e veçantë të Presidentit të Francës, François Hollande. Ndërkohë, ironik është fakti që ndërsa organizatorët e këtij festivali përgëzohen dhe gjejnë një mbështetje kaq të gjerë nga drejtuesit e shteteve më të rëndësishme dhe personaliteteve më në zë në mbarë botën, zyrtarët e partisë në pushtet në Turqi, u kanë shpallur atyre luftë, madje duke i deklaruar deri edhe si organizatë terroriste.

Në mesazhin e tij përshëndetës drejtuar organizatorëve, të rinjve pjesëmarrësve dhe të pranishmëve, Hollande i falënderoi ata për kontributin e tyre në promovimin e vlerave të bashkëjetesës, tolerancës dhe demokracisë. Sipas tij, roli dhe kontributi i këtij evenimenti është i patjetërsueshëm për edukimin e brezave të ardhshëm. “Ju lutem, pranoni falënderimet e mia më të përzemërta për përpjekjet, kontributin dhe angazhimin për organizimin e një aktiviteti kaq të rëndësishëm, i cili pasqyron vlerat themelore të vendit tonë, të respektit, tolerancës, demokraisë dhe laicitetit”, thekson Presidenti Hollande në mesazhin e tij.

“Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e iniciativave të tilla, të cilat kanë një kontribut të veçantë dhe tejet të rëndësishëm promovimin e bashkëjetesës dhe tolerancës, dhe na mundësojnë të gjithëve ne që nëpërmjet këngëve, poezive dhe kërcimeve të njihemi, të mësojmë dhe të promovojmë kultura të ndryshme”, - theksoi në mesazhin e tij Presidenti, Hollande.

“Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë Insitutin “Meridian”, të cilët janë organizatorët kryesorë të Festivalit Ndërkombëtar të Gjuhës dhe Kulturës, i cili këtë vit organizohet nën kujdesin tim të veçantë. Gjithashtu, dua për përgëzoj të gjithë fëmijët pjesëmarrës në këtë festival dhe t’u përcjell atyre konsideratat e mia më të larta, ndërsa pjesmarrësve u uroj që të kalojnë çaste të mrekullueshme”, - thekson në mesazhin e tij Presidenti i Francës, François Hollande.

Ndërkohë, Festivalin Ndërkombëtar të Kulturës të Gjuhës dhe Kulturës të organizuar nga Uashington e ka përshëndetur dhe Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama. Në mesazhin e tij, Presidenti Obama thekson se “festivale si ky, duke na shpërfaqur tradita nga më të ndryshmet, të cilat e bëjnë të veçantë trashëgiminë e secilit prej nesh, na shtyjnë edhe një herë që të dëshmojmë se ç’shpresa e ç’bukuri mund të lindin prej këngëve të gjithëpërfshirjes. Përpjekja juaj për të bashkuar të rinj nga e gjithë bota reflekton pikërisht forcën që bart në fakt njerëzimi në vetvete për të kapërcyer çdo lloj ndasie.” Festivali Ndërkombëtar i Gjuhës dhe i Kulturës është përshëndetur dhe vlerësuar edhe nga shumë drejtues të vendeve të tjera, ku janë zhvilluar edicione të tij. Ky festival, këtë vit, organizohet në plot 30 shtete, ku marrin pjesë rreth 2500 nxënës nga 160 vende të ndryshme.

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.