• Home
  • Nga Media
  • Lajmet
  • Prof. Harrington: Kërkesa për ekstradimin e Fethullah Gylen është e absurde dhe marrëzi

Prof. Harrington: Kërkesa për ekstradimin e Fethullah Gylen është e absurde dhe marrëzi

Prof. Harrington: Kërkesa për ekstradimin e Fethullah Gylen është e absurde dhe marrëzi

Autori i librit “Proceset gjyqësore të Fethullah Gylen”, shkrimtari amerikan Prof. James Harrington tha së kërkesa për ekstradimin e Fethullah Gylenit nga SHBA-të është e absurde dhe marrëzi.

Formuesi dhe drejtuesi i Projektit të të Drejtave Civile të Teksasit dhe anëtari i stafit akademik pranë universitetit të Teksasit Harrington, bëri një deklaratë me shkrim ndaj fjalëve të presidentit Rexhep Tajip Erdogan, në të cilat ai shprehej se do të kërkonte ekstradimin e Fethullah Gylenit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përpjekje e paarsyeshme

Harrington shprehu se SHBA-të nuk do të marrin në konsideratë një kërkesë të tillë dhe përmendi se një e ngjashme me të është bërë gjatë administratës Bush.

Prof. Harrington tha se Gjykata Federale e Pensilvanisë gjatë asaj kohe nuk e lejoi një gjë të tillë dhe shprehu, se “Gjykata konfirmoi edhe një herë të drejtën e Fethyllah Gylenit pët të qëndruar në Amerikë. Gjithashtu kritikoi rëndë administratën Bush ndaj një përpjekjeje të tilë të paarsyeshme.

Prof. Harrington tërhoqi vëmendjen në faktin se administrata aktuale e SHBA-së është më pak miqësore me presidentin Erdoan në krahasim me vitin 2008. “ Ai tha se: "Unë e di nga bisedimet e mia me zyrtarë të administratës Obama dhe Kongresit se ata nuk do ta marrin kurrsesi në konsideratë një kërkesë të tillë”.

Edhe sikur administrata të mos e refuzonte këtë absurditet gjykata nuk do ta ekstradonte, organizatat e të drejtave të njeriut në Amerikë dhe Europë do ta kundërshonin dhe ndalonin vendimin

Profesori amerikan shprehu faktin, që edhe nëse qeveria amerikane nuk do ta refuzonte një kërkesë kaq absurde dhe të pakuptimtë gjykata nuk do të lejontë ekstradimin e tij. Gjithashtu theksoi se organizatat për të drejtat e njeriut do ta kundërshtonin shumë ashpër një vendim të tillë. Përkrah detyrës së tij në universitet dhe punës si avokat i të drejtave të njeriut prof. Harrington është edhe autori i një libri të rëndësishëm më titull “E Drejta e Fjalës, E Drejta e Besimit, Demokracia: Ndjekjet Penale Politike dhe Proceset e Fethullah Gylen”. Në këtë libër ai përshkruan proceset gjyqësore të Fethullah Gylenit në Turqi dhe në ShBA. Prof. Harrington në këtë libër gjithashtu ka bërë edhe një analizë të historisë ligjore të Turqisë të kohëve të fundit.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.