Qeveria Federale Gjermane: Lëvizja “Hizmet” nuk është organizatë terroriste!

Qeveria Federale Gjermane: Lëvizja “Hizmet” nuk është organizatë terroriste!

Qeveria Federale Gjermane në përgjigjen e saj zyrtare ndaj kërkesës së deputetëve të Partisë së Majtë nënvizon se Lëvizja “Hizmet” (Lëvizja “Gylen”) nuk është organizatë të terroriste.

Në përgjigjen zyrtare drejtuar deputetëve të Partisë së Majtë, Ulla Jelpke, Wolfgang Gehrke, Christine Buchholz, Andrej Hünko, Katrin Kunert, qeveria federale gjermane thekson se Lëvizja “Hizmet”, “nuk është në listën e organizatave terroriste të BE-së dhe për rrjedhojë as të Gjermanisë”. Kërkesa e deputetëve të majtë vinte pas sulmeve të vazhdueshme të qeverisë së AKP-së ndaj Lëvizjes “Hizmet”, të cilat kanë nisur menjëherë pas daljes në dritë të aferave të korrupsionit të 17 dhjetorit të 2014. Deputetët kanë kërkuar nga Qeveria Federale një informacion zyrtar duke i drejtuar asaj disa pyetje, të cilat janë si më poshtë:

Cili është raporti i qeverisë federale me institucionet dhe individët e lëvizjes “Hizmet” që nga viti 2014 dhe a e mbështet Qeveria Federale këtë lëvizje? Nëse po, cilat janë marrëdhëniet e Qeverisë Federale me lëvizjen dhe në çfarë niveli?

Qeveria federale ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë të njëjtin pozicion në marrëdhëniet me institucionet, shoqatat dhe individët e lëvizjes “Hizmet” dhe nuk ka asnjë ndryshim të qëndrimit të saj ndaj individëve apo institucioneve të kësaj lëvizjeje pas zhvillimeve të dhjetorit dhe pas dhjetorit të vitit 2014.

A i ka ofruar qeveria turke ose institucionet zyrtare turke qeverisë federale gjermane ndonjë shkresë apo dokumentacion për Lëvizjen “Hizmet” pas vitit 2013? Kur dhe në çfarë niveli?

Zëdhënësit e qeverisë turke në fund të vitit 2015, për arsye të ndryshme, i kanë ofruar dokumenta dhe të dhëna qeverisë federale gjermane, të cilat përmbanin informacione për aktivitetet e simpatizantëve të lëvizjes së Gylen në Turqi dhe në Gjermani.

Si i vlerësoni akuzat e ngritura nga qeveria turke ndaj lëvizjes “Hizmet” për krijimin e organizatës terroriste paralel, depërtimin në institucionet shtetërore dhe planifikimin e një grushti shteti ndaj qeverisë së AKP?

Lëvizja e Fethullah Gylen (Lëvizja Hizmet) nuk është në listën e organizatave terroriste të Bashkimit Europian dhe për rrjedhojë as të Gjermanisë.

Qeveria turke dhe organi i akuzës në Turqi akuzojnë lëvizjen “Hizmet” për krijimin e një organizate terroriste dhe kanë ngritur akuza ndaj pjesëtarëve dhe simpatizantëve të lëvizjes. A ka të dhëna konkrete qeveria federale gjermane për këtë çështje dhe çfarë të dhënash konkrete ka?

Qeveria Federale gjermane ndjek me vëmendje dhe nga afër sjelljet dhe qëndrimin e qeverisë turke ndaj lëvizjes Hizmet, cënimin e lirisë së medias, mendimit dhe fjalës së lirë dhe përkeqësimin e indikatorëve të shtetit të së drejtës. Qëndrimi i qeverisë gjermane për këtë çështje u është komunikuar autoriteteve turke në takime zyrtare të niveleve të ndryshme.

Cili është qëndrimi i qeverisë federale gjermane në lidhje me pretendimet se lëvizja Gylen po përballet me sulme politike nga partia në pushtet?

Nuk mund t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje, pasi për arsye të ndryshme përgjigja përmban informacione që prekin “interesat dhe sigurinë e shtetit”. Përgjigja e kësaj pyetjeje do të ishte një dizavantash për Shërbimet sekrete gjermane, BND, për mbledhjen e informacioneve të nevojshme për këtë temë. Ndaj për këtë pyetje do të duhet të mbrojmë interesat e qeverisë federale gjermane. Informacion për këtë çështje mund të gjeni në Njësinë e Arkivës Sekrete të Bundestag-ut.

Shoqata e Investitorëve Gjermanë (BUV) ka një marrëdhënie dhe bashkëpunim të ngushtë me shumë sektorë të ekonomisë dhe sipërmarrjes turke. A do të vazhdojë qeveria federale gjermane të ruajë marrëdhëniet ekzistuese me këtë shoqatë edhe pas përplasjeve AKP-Hizmet? Cili është reagimi i përfaqësuesve gjermanë?

Që nga viti 2014 Shoqata e Investitorëve Gjermanë (BUV) nuk ka patur asnjë kontakt me qeverinë federale gjermane. Më parë nga Shoqata e Gjermane janë organizuar mbledhje përgatitore në kuadër të Konferencës së Energjisë Gjermani-Turqi. Me këtë rast janë zhvilluar dy mbledhje të përbashkëta me Shoqatën e Investitorëve Gjermane. Njëra mbedhje është zhvilluar me datë 20 nëntor 2015, në të cilën ka marrë pjesë Këshillitarja e Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës, Iris Gleicke dhe mbledhja është organizuar në formën e një tryeze të rrumbullakët në Commerbank në Berlin. Në këtë mbledhje janë diskutuar tematika të tilla si: mërrëdhëniet e dyanshme të punës, hapja e vendeve të reja të punës dhe siguria e punëtorëve etj. Ndërsa kontakti i dytë ka qenë mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme vjetore të Shoqatës së Investitorëve Gjermanë (BUV). (2 Mart 2015). Dhe në këtë takim sërish ka qenë e pranishme Këshilltarja e Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës, Iris Gleicke.

Cilat janë marrëdhëniet dhe raportet e qeverisë federale me Shoqatat Arsimore dhe Shoqatat e Dialogut të lëvizjes Hizmet dhe punonjësit e tyre?

Për arsye të ndryshme, qeveria gjermane ka kontakte dhe takime me drejtuesit e këtyre forumeve që nga viti 2014. Në kuadër të projektit të “Dialogut Ndërfetar”, qeveria federale mbështet dhe nxit punën e Shoqatës Dialogut Ndërkulturor. Që nga viti 2014, përfaqësuesit e qeverisë fedarale gjermane zhvillojnë takime të shpeshta për këtë temë.