Shkollat e frymëzuara nga Gylen shndërrohen në marka globale

Në konferencë u diskutua rreth shkollave dhe aktiviteteve të dialogut të Lëvizjes Gylen të përhapura në të katër anët e botës.

Në seancën e parë ku u analizuan problemet e sistemit arsimor në Afrikë dhe veçanërisht në Nigeri bashkë me zgjidhjet e servirura nga shkollat turke u fol rreth potencialit që zotërojnë lëvizjet dhe shkollat e frymëzuara nga mendimet e Fethullah Gylenit në zgjidhjen e problemeve arsimore të vendit. Duke krahasuar mendimet e Karen Armstrong dhe kryepeshkopit të Afrikës së Jugut Denis Hurley në lidhje me Fethullah Gylenin, Prof . Michael Anthony Samuel pohoi se nxënësit e këtyre shkollave i hapin rrugë aksionit strukturor të çdo niveli nga individi tek shoqëria dhe kjo përbën një ‘model demokracie pa pushtet.’

Prof. Gidado Tahir , akademik Nigerian nënvizoi një problem shumë të rëndësishëm të vendit të tij, përjashtimin e nxënësve të varfër nga sistemi arsimor. Duke e parë arsimin si një shërbim dhe jo si një mjet fitimprurës, nxënësit e të nderuarit Fethullah Gylen servirin një zgjidhje në këtë aspekt.

Pasi prezantoi të dhënat e studimit të realizuar mbi shkollat e Fethullah Gylen të hapura në Indonezi, e ftuara nga Amerika Margaret A. Johnson analizoi të fshehtat dhe sekretin e kësaj lëvizjeje të mahnitshme e cila ka arritur të hapë me sukses mbi 120 shkolla nëpër botë brenda 20 viteve . Sipas Johnson sekreti i të nderuarit Gylen qëndron në ‘glokalizimin’ , një cilësi inspiruese. Kjo fjalë e rrjedhur nga Globalizimi dhe Lokalizimi përdoret për studimin e paralajmërimeve të vogla duke marrë parasysh kërkesat vendase ndërkohë që hedh në treg një mall të ri. Johnson pohon se shkollat turke në radhë të pare janë shkolla të vendeve përkatëse, më pas janë shkolla turke.

Në konferencë mbajtën fjalën prof. Maimul Ahsan Khan nga Universiteti Dhaka i Bangladeshit, Sait Javuz nga Universiteti Houston në SHBA me temën “Një mësim i hidhur i marrë pas 11 shtatorit: domosdoshmëria e dialogut ndërfetar dhe ndërkulturor”, prof. Gjergj Sinani nga Universiteti i Tiranës, Shqipëri: ‘Filozofia e Gylenit në syrin e një perspektive humaniste’.

Në fund të konferencës u shpërndanë fletë në të cilat theksohej qartë qëllimi i konferencës ‘ të hedhë farat e dëshiruara të pemëve të së ardhmes me një frymë paqësore ‘ dhe mesa duket ia kishte arritur qëllimit.

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.