Shtëpia e Bardhë përgënjeshtron fjalët e kryeministrit Erdogan

Shtëpia e Bardhë përgënjeshtron fjalët e kryeministrit Erdogan

Shtëpia e Bardhë e ka mohuar faktin e një shprehjeje "mesazhi u mor" nga ana e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, në bisedën telefonike mes tij dhe kryeministrit turk Erdogan.

Në konferencën për shtyp dhënë ndaj Agjensisë së Lajmeve Xhihan, një përfaqësues i nivelit të lartë të Shtëpisë së Bardhë, u shpreh se në bisedën telefonike të bërë më datë 19 shkurt, mes presidentit dhe kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdogan, nuk ka pasur asnjë shprehje ku të përmenden fjalët "mesazhi u mor". Ai gjithashtu theksoi se përgjigja që i është mbingjitur presidentit Obama nuk pasqyron mendimin e tij në lidhje me këtë çështje.

Përkundrazi, ajo që ka theksuar Presidenti ka qenë ruajtja e mbizotërimit të drejtësisë dhe rëndësisë së respektit të ndërsjellë mes të dy vendeve.

Kryeministri turk i është shprehur presidentit Obama me fjalët: "Burimin e të gjithë kësaj gjendjeje jo të mirë të vendit tim e ke atje. Pres që ju të bëni ç'është për t'u bërë." Pasi ka pretenduar se ka marrë një përgjigje pozitive nga ana e Presidentit Obama, Erdogan është shprehur gjithashtu se paska marrë përgjigjen, "Mesazhi u mor."

Ndërsa sqarimi i dhënë prej Shtëpisë së Bardhë zbardhet si më poshtë:

Përgjigja që i është mbingjitur presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, në lidhje me z. Gylen nuk është pasqyrë e së vërtetës. Në bisedën e tij të datës 19 shkurt, presidenti Obama ka vënë theksin mbi mbizotërimin që duhet të ketë drejtësia dhe rëndësinë e ndjekjes së politikave të shëndetshme, dhe veç këtyre, rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve të mira, të karakterizuara nga respekti i ndërsjellë, ndërmjet dy shteteve. Sidomos përsa u përket disa çështjeve tejet të rëndësishme rajonale, të cilat kanë të bëjnë me shumë përfitime respektive, dhe ne e vazhdojmë mendimin e palëkundur për të qenë përherë krah për krah me Turqinë përsa u përket këtyre çështjeve.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.