"Sikur lajmi AA-së të jetë i vërtetë, autoritet turke kanë gënjyer SHBA-të"

Sikur lajmi AA-së të jetë i vërtetë, autoritet turke kanë gënjyer SHBA-të

Agjensia shtetërore e lajmeve në Turqi, "Agjencia e Anadollit", ka publikuar sot një lajm, ku shprehet se autoritetet e shtetit turk kanë anulluar vlefshmërinë e pasaportës së mendimtarit të njohur, M. Fethullah Gylen.

Vetëm disa orë më parë, avokati i mendimtarit M. Fethullah Gylen ka lëshuar një deklaratë ta qartë dhe të drejtpërdrejtë mbi lajmin e Agjensisë shtetërore të lajmeve "Anadoll", në të cilin theksohet se Turqia i ka bërë të ditur ShBA-ve se pasaporta e Fethullah Gylen është tashmë e pavlefshme.

Avokati Allbajrak, i cili ka reaguar menjëherë, u shpreh se bërja lajm e një veprimi të anulluar tashmë prej gjykatës administrative është veçse një përpjekje për të shtrembëruar realitetin. Ai pohoi, se " sikur lajmi AA-së të jetë i vërtetë, autoritet turke kanë gënjyer ShBA-të."