Të Nderuarit Fethullah Gylen i Akordohet Çmimi i Paqes Manhae

Të Nderuarit Fethullah Gylen i Akordohet Çmimi i Paqes Manhae

Kontributi i vazhdueshëm i mendimtarit të njohur Fethullah Gylen ka bërë që të fitojë Çmimin e Paqes Manhae.

Ndarja e çmimeve Manhae organizohet në Korenë e Jugut qysh nga viti 1997 dhe këtë vit i nderuari Gylen është i 17-i në listën e shumë personaliteteve me kontribut të vyer në fushën e paqes që e fiton këtë çmim.

Çmimin e Paqes Manhae në të shkuarën e kanë marrë figura të njohura novelistë, si lideri i Afrikës së Jugut Nelson Mandala, lideri budist Dalai Lama dhe aktivistja iraniane Shirin Ebadi.

Çmimi do të akordohet në 11 gusht të këtij viti. Në pamundësi për të marrë pjesë në ceremoninë që do të organizohet me këtë rast për arsye shëndetësore, çmimi do të merret nga z. Mustafa Jeshil, drejtori i Fondacionit të Shkrimtarëve dhe Gazetarëve me qendër në Turqi, fondacion i themeluar nga i nderuari Gylen, njëherazi president nderi i saj.

Më poshtë po japim listën e fituesve të këtij çmimi ndër vite:

1997: Cho Yong-shik : Kore, aktivist, akademik
1998: Kim Soon-kwon : Kore, aktivist, akademik
1999: Yoon Jeong-uk : Kore, aktivist, akademik
2000: Stephen Linton : Kore me origjinë amerikane, misionar protestant
2001: Chung Ju-yung : Themeluesi i Hyundai-t
2002: Kang Won-ryong : Kore, pastor protestat
2003: Kim Dae-joong : Kore, ish-president (novelist)
2004: Nelson Mandela : Lideri i Afrikës Jugore (nobelist)
2005: Dalai Lama Tibetli : Lider Budist (nobelist)
2006: Kim Ji-ha : Kore, poet
2007: El Hadj Omar : President i Republikës së Gabonit
2008: Jeremy Goody : Angli, prift budist
2009: Şirin Ebadi : Iran, aktiviste e të drejtave të njeriut (nobeliste)
2010: Lee Dong-geon : ish-president i International Rotary Club
2011: A. Konirala : Nepal, aktivist i të drejtave të njeriut
2012: Aki Ra : Kamboxhia, aktivist i spastrimit të minave
2012: Wol Joo : Kore, prift budist

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.