• Home
  • Nga Media
  • Lajmet
  • “Zgjidhjet e Hizmet kundër radikalizmit duhet të bëhen të njohura për të gjithë botën”

“Zgjidhjet e Hizmet kundër radikalizmit duhet të bëhen të njohura për të gjithë botën”

Zgjidhjet e Hizmet kundër radikalizmit duhet të bëhen të njohura për të gjithë botën

Në një kohë kur Lëvizja Gylen, një lëvizje që ka në thelb dhe është e mbështetur tek besimi, e njohur gjithashtu edhe si lëvizja “Hizmet”, është nën një trysni të egër prej qeverisë turke, në një panel të organizuar në Dhomën e Lordëve, Lordi Maclennan i Rogart, akademikë dhe studiues nga vende të ndryshme të botës kanë vlerësuar rolin dhe kontributin e lëvizjes në përpjekjet e saj kundër përhapjes së islamit radikal, radikalizmit dhe dhunës në të gjithë botën.

Konferenca me titull “Zgjidhjet e Lëvizjes Hizmet për radikalizmin” u organizua më datë 22 tetor 2015 në ambientet e Dhomës së Lordëve. Kjo konferencë u organizua nga Qendra për Studime të Hizmetit. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të Dhomës së Lordëve, akademikë të shumtë, gazetarë, studiues dhe personalitete të rëndësishme të opinionit publik nga shumë vende të botës.

Në referatin e tij në punimet e kësaj konference, Lordi Maclennan i Rogart theksoi ndër të tjera, se lëvizja “Hizmet” po bën një punë të mrekullueshme kundër kërcënimeve radikale, të cilat sipas tij “për momentin janë tejet të rënda” dhe në një shkallë të madhe.

“Çdokush prej jush që është i angazhuar në lëvizjen Hizmet, meriton falënderimet e veçanta të të gjitha feve të tjera; falenderimet e të krishterëve, hebrenjve dhe grupimeve të ndryshme të Islamit. Ne, kemi nevojë të shohim tolerancë në mendimet dhe opinionet e ndryshme. Folësi pararëndës vuri theksin në faktin, se Zoti i ka krijuar njerëzit të barabartë, por me pikëpamje të ndryshme në raport me fenë. Dhe kjo është shumë e vërtetë. Shpresoj që ky grup njerëzish do të shpërndajë këtë mesazh, jo vetëm këtu në këtë vend, por dhe në vende të tjera të botës. Kemi nevojë për sa më shumë tolerancë. Duhet të tregohemi respektues për besimin dhe fenë e të tjerëve”, - u shpreh Lordi Maclennan.

Drejtori i Qendrës për Studime të Hizmet, Dr. Ismail Mesut Sezgin, një nga referuesit kryesorë në këtë konferencë, e cilësoi lëvizjen “Hizmet” si një “lëvizje islame e bazuar tek shoqëria civile". Dr. Sezgin nënvizoi ndër të tjera faktin, se kjo lëvizje është e pranishme në më shumë se 160 shtete të botës. “Mësimet kryesore të saj, praktika dhe refuzimi i ekstremizmit dhe dhunës, burojnë nga interpretimi i Kuranit dhe Sunetit profetik. Prandaj, pyetja se çfarë mendon Lëvizja “Hizmet” rreth kësaj çështjeje, dhe se si i përgjigjet ajo ekstremizmit dhe dhunës, mendoj se është tejet e rëndësishme që të analizohet dhe të marrë përgjigje nga të gjithë studiuesit, dhe jo vetëm, të cilët merren me këtë çështje”, - u shpreh Dr. Sezgin.

Lëvizja “Hizmet” i kushton një rëndësi tejet të veçantë arsimit, edukimit dhe dialogut ndërfetar. Në të gjithë botën, në mbi 160 vende, janë hapur më shumë se 1000 shkolla, të cilat janë të lidhura më Lëvizjen “Hizmet”.

Megjithatë, pas publikimit të hetimeve të aferave korruptive më 17 dhjetor 2013 në Turqi, hetime të cilat përfshinin edhe zyrtarë të lartë dhe njerëz të afërt me Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), shkolla, medie, shtëpi botuese, dhe madje edhe Organizata të Shoqërisë Civile të afërta me lëvizjen “Hizmet” janë kthyer në shënjestër të qeverisë së drejtuar prej Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim dhe Presidenti Rexhep Tajip Erdogan kanë akuzuar simpatizantët e lëvizjes “Hizmet”, veçanërisht ata të angazhuar në forcat e policisë gjyqësore, se duke kryer hetimet për korrupsionin e zyrtarëve të lartë të kësaj partie, ata janë përfshirë dhe janë bërë pjesë e një komploti për rrëzimin e qeverisë. Pavarësisht akuzave, Presidenti Erdogan dhe zyrtarët e tjerë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim [AKP] ende nuk kanë paraqiur qoftë dhe një provë të vetme konkrete që të vërtetojë akuzat e tyre ndaj lëvizjes. Ndërkohë që Lëvizja “Hizmet” mohon kategorikisht të gjitha pretendimet dhe akuzat e hedhura në adresë të saj.

Kryetari i Shoqatës së Dialogut dhe një kohësisht doktorant në Ligjin e të Drejtave të Njeriut, gjatë fjalës së tij theksoi se lëvizja “Hizmet”, në përpjekjet e saj për të mposhtur ideologjitë e dhunshme dhe ekstremiste apo praktika të tilla, nuk ka zgjedhur assesi që të përplaset kokë më kokë me ta. “Përkundrazi, mësimet kryesore të Islamit, të cilat janë dhe thelbi i vlerave dhe aktiviteteve të lëvizjes “Hizmet” mohojnë kategorikisht mendimet dhe ideologjitë e dhunshme dhe ekstremiste, dhe janë të mbështetura në praktika të punës pozitive. Këto vlera dhe mësime kryesore të lëvizjes tashmë janë të njohura gjerësisht për publikun nëpërmjet një sërë aktivitetesh dhe praktikash që veprojnë si përçues të mësimeve themelore të Lëvizjes “Hizmet”, vlerat apo aktivitetet që ata mbështesin janë diametralisht të kundërta me ato që kanë të bëjnë me ekstremizmin dhe dhunën. Për rrjedhojë, kur njëri rritet dhe bëhet më i fortë, tjetri tkurret dhe dobësohet. Prandaj, objektivi dhe qëllimi për të mposhtur ekstremizmin duhet të jenë në një mënyrë të tillë, që të mos krijohen përplasje direkte dhe të mos kemi të bëjmë më diçka agresive, dhe duhet të sigurojë që të shmangen kurthet që lidhen me të qenët reaktivë, e thënë ndryshe de-radikalizimin by default”, - u shpreh Keleş.

Sipas Keleş, pikëpamjet e dijetarit dhe mendimtarit Fethullah Gylen për ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin nuk janë hipotetike, por autentike dhe thelbësore. “Dënimi që ai, [Gylen], i ka bërë akteve të tilla ka qenë i qartë, konsistent dhe gjithashtu proaktiv. Ai dhe lëvizja “Hizmet”, kolektivisht, zhvillojnë, shpërndajnë dhe ofrojnë një mënyrë të jetuari, e cila minon çdo lloj mundësie për ideologji të dhunshme dhe ekstremiste”, - shtoi Keleş.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.