Natyra Njerezore dhe Pergjegjesite e Saj

Nëse natyra njerëzore është zëvendësi i Zotit në tokë, i parapëlqyeri nga të gjithë krijimet e Tij, esenca dhe përmbajtja e ekzistencës në tërësinë e saj dhe pasqyra më e ndritshme e Krijuesit - dhe në këtë nuk ka dyshim - atëherë Qenia Hyjnore që e ka sjellë njerëzimin në këtë botë, na ka dhënë neve të drejtën, lejen dhe aftësinë për të zbuluar misteret e ngulitura në shpirtin e universit, për të zbuluar pushtetin e fshehtë, fuqinë dhe potencialin, për të vënë në përdorim gjithçka në kontekstin e vet dhe për të qenë përfaqësuesit e cilësive që lidhen me Atë, të tilla si dija, dëshira, vullneti dhe forca. Ndërsa njerëzit janë përfshirë në ekzistencë dhe përmbushin titullin e tyre të zëvendësit, ata nuk do të vrapojnë në çdo pengesë që nuk mund ta kapërcejnë, ata nuk do të përjetojnë kontradikta në marrëdhëniet e tyre me gjërat. Ata duhet të enden lirisht në korridoret e ngjarjeve, nuk duhet të ndjehen të tensionuar kur të zbulojnë aftësitë që janë rezervuar brenda natyrës së tyre dhe nuk duhet të mbeten prapa nga pengesat e pakapërcyera kur të realizojnë shpresat e tyre.

Eshtë më se e qartë që me sukseset dhe përfundimet që kanë arritur deri më sot, njerëzit janë dërguar në tokë me instrumenta dhe mundësi specifike. Në të vërtetë, pavarësisht nga të gjithë problemet e shkaktuara nga dobësia njerëzore, nëse konsiderojmë që ne, si njerëz, nga sukseset kemi arritur në majat më të larta, është e qartë që asgjë nuk mund të na ndalojë ne. Edhe pse ndonjëherë kemi gabuar, ne kemi arritur shumë suksese. Me forcën e vullnetit tonë jemi përpjekur ta shndërrojmë ekzistencën. Ne e kemi ndryshuar botën duke e zhvilluar atë dhe, me mendjemprehtësi ose jo, ne jemi pasqyra që reflekton kuadrin e ri të përshkruar kur i Larti dhe i Vetmi shpalli: Unë po krijoj (po përcaktoj) në tokë një zëvendës! (el-Bakara, 2:30)

Eshtë e vërtetë që njeriu ka justifikuar gjatë kohërave frikën e engjëjve të cilët, në momentet kur u krijua qenia njerëzore, parashikonin gjakderdhje, por, përkrah kësaj të keqeje të pjesshme, veprat e mira me gjerësinë, qëndrueshmërinë dhe shkëlqimin e tyre si rezultat i arritjeve të njerëzimit, për më tepër, nuk janë të parëndësishme. Në të vërtetë, duke i vënë në ballancë me të keqen, veprat e mira dhe dinjitoze kanë qenë gjithmonë në avantazh dhe më të shumta. Subjekt i ligjshëm për Zotin janë hënat dhe diejt e njerëzimit. Me qëllim që të ndalojë të keqen dhe lëndimin, tek të përshpirtshmit dhe ata që përfundojnë tek Ai, te të sinqertët dhe profetët, ka shpërndarë veprat e mira përreth tyre dhe këto vepra janë shfaqur kudo. E drejta për të mbajtur titullin e zëvendësit të Zotit- dhënë në ruajtje njerëzimit - ka qenë dhuruar për shkak të meritave, veçanërisht atyre që janë të ndërgjegjshëm për qëllimin e krijimit. Besimtarët që kanë arritur të kuptojnë shpirtin e krijimit që do të thotë, ata janë dërguar në këtë botë me pasurinë e një mënyre të ndryshme gjykimi dhe besimi dhe po ashtu me përgjegjësi të ndryshme, mund të përputhin qëndrimin dhe harmonizojnë sjelljen sipas kësaj mënyre. Këta besimtarë kanë një sjellje që është përvijuar nëpërmjet aftësive të hapura dhe të fshehta dhe gjithashtu përmes Kur'anit që nxjerr në pah vazhdimisht lidhjen mes vlerave të merituara dhe sjelljes e qëndrimit të tyre. Në Kur'an, Zoti i Gjithfuqishëm thekson qëllimin më të rëndësishëm për qenien e krijuar në trajtë njerëzore, për të merituar statusin e zëvendësit dhe për t'i dhënë këto aftësi për të cilat Ai ka thënë: Unë i krijova njerëzit dhe xhindet vetëm që të më adhurojnë Mua! (edh-Dharijat, 51:56). Kjo është themelore, sepse ky njoftim kaq i qartë është një thirrje për përgjegjësi të përbashkëta dhe po ashtu një thirrje për të treguar mirënjohjen për gjërat që i janë dhuruar njerëzimit, si edhe një paralajmërim i rëndësishëm që vë në qendër të vëmendjes sonë detyrimet kryesore për të qenë zëvendës në tokë.

Paraqitja e qenies si subjekt për Zotin në tërë dimensionin e vet, është një titull hyjnor për krijesën në harmoni me ekzistencën dhe gjërat, për të qenë i mirëpërshtatur me botën dhe gjithçka që gjendet në të, për të ndërmarrë një rrugë përmes korridoreve misterioze të universit, pa u ndjerë i humbur, më shkurt, për të mbrojtur balancën në mes të harmonisë së brendshme dhe ekzistencës. Njeriu i ndershëm duhet t'i sjellë standartet e tij në pikën ku takohen parimet themelore të ekzistencës me qëllimin e normave të saj. Pa siguruar një balancë të tillë do të jetë e pamundur të vazhdohet në këtë rrugë, në respektimin dhe mbrojtjen e vlerave njerëzore.

Suksesi i njerëzimit në ruajtjen e lidhjes së tij me ekzistencën dhe botën fizike, mund të jetë përcaktuar nga shkalla e përputhjes së veprave me qëllimin e të gjithë krijimit. Në të kundërt, ata që nuk kanë vepruar në përputhje me këtë qëllim dhe ata që mund të kenë neglizhuar pjesërisht detyrimet e tyre, përveç vuajtjeve nga pavendosmëria dhe mungesa e kontrollit, gjithmonë ndeshen me sferat që sillen përqark dhe ruletat gërvishtëse në univers. Në këtë mënyrë, ata janë në gjendje ta shndërrojnë këtë botë, e cila është shtëpia e tyre, dhe që mund të jetë si një pallat, në një ferr. Edhe sot, disa dridhen nga frika e një të ardhmeje të afërt, siç janë të ndërgjegjshëm që është e mundur ta kthejnë botën në një ferr të tillë.

Eshtë fakt i padiskutueshëm që vetëm Zoti që e ka gatitur universin si të ishte një varg ballkonesh, si një libër, i Cili e vuri atë në interes të njerëzimit, mund të njohë natyrën e pajtueshmërisë mes ligjeve matematikore - ligje me të cilat ekzistenca vepron - dhe ligjeve të përgjithshme, që janë bërë me qëllim dhe në funksion të njerëzimit. Brenda kornizës së këtyre mesazheve që rrjedhin nga burimi i dijeve, duke iu bindur rregullave që janë të lidhura me normat që e përshkojnë, është një rrugë e veçantë për të kuptuar sekretet e parimeve të ekzistencës, gjithashtu është një rrugë që siguron tërësisht harmoninë me këto parime. Në të vërtetë, vetëm në këtë rrugë njerëzimi mund të shpëtojë nga rënia në kundërshtim me këto ligje që zbatohen në të gjithë ekzistencën, pa e provuar shijen e humbjes, duke ndjerë qetësinë që të jep të qenët në shtëpi, të qenët në një pallat. Në anën tjetër të medaljes, shkëputja e njerëzve nga Krijuesi i tyre, ftohja e tyre ndaj Atij, do t'i drejtojë ata në një rreth vicioz për shkak të shkëputjes dhe ftohjes, ku do të gjenden në konflikt me ekzistencën dhe fenomenet. Nuk është e mundur që një person i tillë të përtërihet.

Për natyrën njerëzore, pozicioni i zëvendësit të Zotit, e ka vendin në një fushë jashtëzakonisht të gjerë që ngërthen të gjithë veprat e radhitura të besimtarëve në lidhje me Atë dhe adhurimin për Atë, të kuptuarit e mistereve brenda gjërave dhe shkaqet e fenomeneve natyrore dhe, për pasojë, të qenët i aftë për të ndërhyrë në natyrë. Gjatë gjithë jetës së tyre, krijesat njerëzore të vërteta, së pari përshtasin ndjenjat dhe mendimet e tyre, disiplinojnë jetën personale dhe shoqërore përmes formave të ndryshme të adhurimit, ekuilibrojnë marrëdhëniet familjare dhe shoqërore nga veprimet e tyre dhe prej mbartjes së standarteve për specien që përfaqësojnë nga thellësitë e tokës në hapësirën e qiejve, duke bërë çfarë është e nevojshme për të qenë një pasues autentik. Në të njëjtën kohë, këto krijesa njerëzore të vërteta përpiqen të ushtrojnë vullnetet e tyre të lira në një mënyrë sa më konstruktive, duke punuar me botën dhe duke e zhvilluar atë, duke ruajtur harmoninë mes ekzistencës dhe njerëzimit, duke korrur zemërgjerësinë e tokës dhe të qiejve në të mirë të njerëzimit, duke u përpjekur të lartësojnë pamjen, formën dhe aromën e jetës në një nivel të njerëzishëm brenda strukturës së synimeve dhe rregullave të Krijuesit.

Kjo është natyra e vërtetë e një zëvendësi dhe në të njëjtën kohë këtu mund të gjendet se çfarë domethënie ka të jesh një shërbëtor dhe i dashur për Zotin. Po ashtu, ne mund të gjejmë këtu pikën e takimit në mes veprave më të parëndësishme dhe dhuratave më bujare. Veprimi që do t'i drejtonte njerëzit në këtë pikë me një hap është adhurimi. Adhurimi nuk është thjesht ekzekutimi i një kategorie lëvizjesh të veçanta, siç besojnë disa, ai është nënshtrimi i plotë dhe miratimi që ne duhet të tregojmë për një përgjegjësi të rëndë dhe, në krah me titullin e zëvendësit, është shfaqja më e qartë e lidhjes në mes njerëzve, universit dhe Zotit. Nëse adhurimi është dorëzim i vetëdijes për krijesën e drejtuar te Zoti në zemrën e vet, nëse është çlirimi i vetvetes nga të gjitha llojet e skllavërisë, nëse është një titull për ta vështruar, dëgjimi dhe ndijimi i bukurisë, rregulli dhe harmonia që janë të lidhura me Atë në çdo molekulë të ekzistencës - dhe për këtë nuk ka dyshim - atëherë adhurimi është rruga më e drejpërdrejtë për të kthyer pamjen tonë nga Zoti, me gjithsecilin dhe me gjithçka, është rruga e menjëhershme dhe më e qëndrueshme për të bashkuar çdo gjë me Atë. Eshtë një rrugë, gjithashtu, në të cilën ne mund të përtërijmë në çdo minutë të ditës këtë lidhje të vërtetë dhe të kuptueshme. Asnjeri prej atyre që ecin në këtë rrugë me ndërgjegje të plotë nuk do të dyshojë për asnjë moment që është një shërbëtor dhe detyra e tyre e vetme është t'i kushtohen përmbushjes së vlerave të merituara të zëvendësit. Njerëzit e tillë do të përpiqen të jetojnë dhe ta lënë jetën e përkohshme të kësaj bote për të jetuar në të pakufizuarën, ata do të përpiqen të shkruajnë emrat e tyre me bojën e përpjekjeve dhe sinqeritetit kudo që do të shkojnë. Ata do të përpiqen të frymëzojnë të njëjtat ndjenja në të gjitha vendet ku shtrihen duart dhe emrat e tyre. Ata do të përpiqen të arrijnë në një thellësi të tillë që do të zëvendësojë të gjithë botët, ndërsa gdhendin mendimet e tyre në çdo pjesëz të kohës dhe hapësirës - mendime që janë kufizuar tek Ai. Ata do të përpiqen të jetojnë me një qëllim madhështor që do të jetë mjaft i lartë për t'u mundësuar atyre të vlerësojnë amshimin dhe kështu t'i zhytë ata në një qetësi të brendshme që vjen nga të qenët i lidhur me përjetësinë. Ata do të ecin me dalldinë më të madhe shpirtërore, duke kaluar kufijtë e ekzistencës dhe duke arritur në Eden, në Parajsë.

Dhe nëse njerëzit e tillë e reflektojnë këtë detyrim me shërbimin dhe përgjegjësinë në punë dhe jashtë saj, nëse ata janë në gjendje të kërkojnë esencën e parimeve themelore të ekzistencës dhe t'u binden rregullave në lidhje me normat që i shoqërojnë, më mirë se të lidhin vetveten me pasojat e veprimeve të tyre, atëherë asnjë përfundim i papritur nuk do t'i bëjë ata të ndjehen të humbur ose të dobësojë entuziazmin e tyre. Në vazhdim, ata do të kryejnë të gjitha veprimet e funksionit të tyre me një gëzim për adhurimin dhe të vetëdijshëm për mirënjohjen, për pasurinë që ka arritur majat tek besimtarët e vërtetë, një majë e konsideruar të jetë niveli më i lartë i ekzistencës. Njerëzit e tillë kurrë nuk do të bien në dëshpërim, as paniku dhe as ndjenja e rraskapitjes së pritshme nuk do ta vështirësojë rrugën e tyre. Njerëzit e tillë janë larg nga dëshpërimi, paniku dhe rraskapitja. Ata vrapojnë përpara duke ndjerë aromën e fortë e të fshehtë në esencë të veprës, siç thuhet në jehonën e Rumiut:

Unë jam bërë një skllav,
Unë jam bërë një skllav, Unë jam bërë një skllav;
Skllevërit janë të gëzuar kur janë të lirë,
Por unë jam i nderuar dhe i lumtur të bëhem një skllav.

Këta njerëz i krahasojnë dhe vlerësojnë punët dhe veprat jo nga rezultatet e arritura, por drejtpërsëdrejti nga mënyra se si detyra është zbatuar, nëse ka qenë kryer me një zemër të pastër dhe nëse përputhet me aprovimin e Zotit. Në këtë mënyrë, nuk i vënë kufi pafundësisë së nënshtrimit të tyre nga lidhja e saj me ndonjë çmim ose shpërblim, ata nuk përzjejnë veprat e shenjta dhe hyjnore me veprat që janë kufizuar në tokë; këta njerëz i çmojnë veprat e tyre si të jenë asgjë përpara pushtetit të pakufishëm të të Gjithëfuqishmit dhe e drejtojnë jetën e tyre në këtë dimension të shtrenjtë që ata ndjejnë në zemrat e tyre.

Njerëzit që ndjejnë këtë gjerësi dhe thellësi me të gjitha emocionet dhe mendimet e tyre, dhe po ashtu e ndjejnë në tërë thellësinë e zemrave të tyre, arrijnë kënaqësinë e të qenit një subjekt për të Gjithmëshirshmin dhe janë të lirë nga presionet e ndryshme. Jo vetëm janë të lirë, por ata kanë shpëtuar natyrën njerëzore të tyre nëpërmjet të qenit të vetëdijshëm në ndërgjegje që janë shërbëtorë në një portë që nuk do të prishet dhe nuk do t'i pritet ndriçimi, gjë që do të thotë se ky është një person që ka arritur një liri të vërtetë. Ndërsa qëndrimi i një njeriu në drejtimin e mirënjohjes për bekimet e Zotit, bekime që arrijnë edhe nëse ndonjëri i mohon ato, është një detyrë, dhe fakti që Zoti vazhdon t'i dërgojë dhuratat nëpërmjet gjatësi valësh të ndryshme, është një bekim i dytë.

Nëse krijesat njerëzore janë zëvendës të Zotit në tokë - ata janë të veçantë në faktin që kanë potencialin për të qenë kandidatë - atëherë ata do të punojnë për Zotin, do ta fillojnë çdo gjë duke përmendur Zotin, të fyer për Zotin, të dashur për Zotin dhe do të ndërhyjnë në ekzistencë vetëm brenda strukturës së pranuar prej Zotit, do të kryejnë çdo detyrë me aspiratën për të qenë përfaqësuesit e Tij. Kështu, njerëzit që nuk krenohen për sukseset e tyre, nuk do të bien në dëshpërimin e dështimit. Ata nuk do të mburren për aftësitë e tyre dhe as do të mohojnë dashamirësinë për Hirplotin, ata do ta kuptojnë që çdo gjë vjen prej Tij dhe do t'i konsiderojnë të gjitha veprat e përfunduara si detyrë të tyre. Besimi do të jetë përtëritur pas çdo suksesi dhe ata do të kthehen në drejtim të Zotit të tyre, të shprehin besimin dhe devotshmërinë për Të dhe dëshirojnë, me fjalët e Akifit, të përsërisin në vetvete në pak minuta për çdo ditë:

Besimi në Zot, mbajtur shtrënguar me përpjekje dhe bashkuar me dëshirën hyjnore,
Nëse është një udhë, kjo është ajo; Unë e di se nuk ka tjetër që të drejton atje.

Ky do të jetë himni i tyre. Ata gjithmonë do të jenë të tendosur, gjithmonë të vendosur, gjithmonë të zellshëm dhe të përfshirë në detyrat e tyre, sepse lidhin qëndrimin dhe veprimet me synimin për të qenë një subjekt për Zotin, ata nuk do të bëhen arrogantë me fitoret dhe sukseset e tyre, as nuk do të ndjejnë dëshpërim për dështimin. Ata do të kenë të njëjtin gjykim dhe vendosmëri nëse ecin përgjatë një rruge të drejtë, poshtë në pjerrtësi ose ngjiten shpatit të thepisur.

Në të vërtetë, edhe pse njerëzit e tillë janë në gjendje të tregojnë një funksionim që frymëzon të gjitha aftësitë mendore, shpirtërore dhe emocionale për të ndërmarrë veprime, veprime që tejkalojnë imagjinatën, me qëllim që të përmbushin detyrën e zëvendësit, ata janë gjithashtu në pritje të menduar, të zhytur në nënshtrim, të mbushur me shpresa për alternativa dhe gjithmonë në pritje për të lidhur vetveten me Zotin.

Këtu është besimtari i vërtetë dhe modeli më i mirë për pasuesin e vërtetësisë. Sa herë që ne e kemi bërë këtë lidhje, kemi ardhur dhe shkuar dhe kemi transformuar udhët në të cilat kemi përshkruar korridoret e parajsës dhe akoma ecim në këto udhë drejt ditës së premtuar nga i Gjithëmëshirshmi. Ata që kanë ardhur dhe shkuar dhe ata që janë në ndjekje të gjurmëve të tyre, të gjithë kanë jetuar dhe janë duke jetuar si heronj, me këto cilësi që janë të posaçme vetëm për vetveten.

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.