Rendi i ri Boteror

Rendi i ri BoterorGjithsecili e ndjek çështjen e një rendi të ri botëror dhe e vlerëson nga një këndvështrim i ndryshëm, në përputhje me mendimet e tij. Kjo është plotësisht e natyrshme. Për shembull, popujt që kanë vuajtur nga një internacionalizëm i papëlqyeshëm për shumë kohë, mund ta pranojnë shovinizmin si një formë rrugëdaljeje dhe janë të prirur në drejtim të tij. Si një çështje në fakt, sot në Azi pothuajse çdo komb, nën idealin e kthimit prapa drejt historisë së tij të lashtë, është duke u kthyer në drejtim të vlerave të tij të veçanta në një shkallë të tillë që tani këto kombe e shohin veten si nacionalistë. Në vlerësimin e situatës aktuale, është e mundur të vlerësosh ndryshimet në Rusi, Uzbekistan dhe Kazakistan dhe në vendet e tjera në këtë rrugë. Sot një numër ndryshimesh me një domethënie të ngjashme po ndodhin në vende të ndryshme të botës. Derisa këto ndryshime dhe zhvillime nuk dëmtojnë askënd tjetër, mund të shihen si normale. Ndonëse ne mund të gjejmë një mënyrë dhe metodë që t'i bëjë këto ndryshime më të dobishme dhe atëherë do të jetë e mundur që të parandalohen tragjeditë e mëtejshme.

Disa nga këto zhvillime ndjekin një rrjedhë bazuar në fenë. Në lidhje me këtë, mund të përmenden aktivitetet e organizuara dhe të paorganizuara në pjesë të ndryshme të botës. Ndryshe nga të tjerat, ata i aviten çdo çështjeje nga parimi që "feja është themelore." Natyrisht që ata duan ta vlerësojnë situatën e sotshme të turbulluar në një linjë me mënyrën e tyre të të menduarit dhe t'i manipulojnë dhe drejtojnë njerëzit në pozicionin e kërkuar nga feja.

Përveç kësaj, fakti që shkeljet nga fuqitë që kanë shfrytëzuar botën për shumë kohë, fitojnë epërsi në këtë periudhë ristrukturimi, duken normale nga perspektiva e tyre. A ka një harmoni të plotë midis këtyre fuqive? Sigurisht që jo. Megjithëse është shumë e besueshme që ata janë duke u përpjekur të jenë së bashku dhe të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur. Siç është e ditur, Britania nuk mendon ndryshe nga SHBA për këtë çështje. Ndonëse britanikët kanë një dallim të vogël për sa i përket çështjes së Sarajevës, tani po ndjekin linjën amerikane. Nganjëherë Franca shfaq një këndvështrim të ndryshëm, por që rrjedh më shumë nga përpjekjet për të bërë një ndarje në strukturën dhe formacionin e ri, se sa nga një pikëpamje vërtet e ndryshme.

Për më tepër, ka shumë vende për të cilat është e vështirë të thuash nëse ato ndjehen të qetë apo jo me rendin e ri botëror. Ashtu siç disa sëmundje është e vështirë të diagnostikohen, po ashtu është e vështirë për t'u kuptuar situata në këto vende. Si një çështje në fakt, ata nuk presin një kuotë nga avantazhet e përgjithshme. Në fakt, nuk është e qartë se çfarë ata duan në të vërtetë në kohët e sotme.

Gjithashtu është e nevojshme të komentojmë ndryshimet e brendshme që çdo vend pret nga vetja. Sigurisht, manifestimi i këtyre shpresave do të ndryshojë në përputhje me vendin dhe është e pamundur t'i trajtojmë dhe analizojmë një nga një të gjitha. Nëse ju dëshironi, le të bëjmë një përshkrim të shpejtë të pritjes për ndryshim në vendin tonë. Shoqëria jonë është e matur dhe vigjilente, gjithsesi, një ditë ajo do të ndjekë intuitën dhe koshiencën që e karakterizon dhe duke adoptuar ndryshimet më të volitshme për natyrën e saj, do të realizojë këtë ndryshim. Kjo situatë është e hamendësuar, sepse shumë dallime në mendim janë shfaqur në vendin tonë. Shpresojmë që ata që zotërojnë të gjithë këto pikëpamje dhe mendime, të jenë të sinqertë në atë që thonë dhe duan të bëjnë. Në këtë spektër të gjerë, disa dallime në rrugën dhe motivet janë plotësisht normale, dhe në fakt, në një anë ato duhet të pranohen si të dobishme.

Pas këtyre komenteve të përgjithshme, ne mund ta shqyrtojmë shkurtimisht çështjen brenda një perspektive teknike. Bota paqësore e idealizuar nuk mund të krijohet nga lufta dhe gjaku i derdhur, ose do të kamuflojë agresionin dhe pushtimin që jep rezultate pozitive. Për këtë arsye, është e dobishme që ta përsërim qartë dhe saktë edhe njëherë që çdo balancë e fuqisë që është vënë nga përdorimi i forcës do të shembet në periudhën më të shkurtër të kohës dhe ata që ishin përgjegjës për të, do të jenë të parët që do të digjen nën gërmadha.

Unë mendoj se, në një sens, ne kemi dëshmuar që Koreja, Vietnami, Gjiri Persik dhe Somalia janë disa nga shembujt më të dukshëm. Shembujt e reagimit ka mundësi që të jenë më të dhunshëm në të ardhmen. Solidariteti në mes popujve muslimanë në botën Islame, një solidaritet që ishte ndjerë dikur te udhëheqësit e botës së lirë, do të shkrihet ngadalë dhe urrejtja do të zërë vendin e saj. Ajo shfaqet nëse rendi i ri botëror është mbështetur në shfrytëzimin e qartë ose të nënkuptuar të forcës, në vend të mbështetjes në demokracinë dhe përmbushjen e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, dhe atëherë kjo urrejtje do të vazhdojë në dimensione të zgjeruara.

Të parët tanë kanë thënë se "kana e ujit thyhet për të mirë." Ata që kanë fituar një pozitë nga shkatërrimi i diçkaje, do ta shembin vetveten dhe do ta humbin këtë pozitë më vonë, në të njëjtën mënyrë. Nëse vështrojmë sot gjithçka përreth nesh dhe marrim në konsideratë përsëritjen e historisë, ne do të jemi në gjendje të shohim më qartë se çfarë na pret nesër.

Edhe nëse bota nuk është në një proces përsëritës, dhe sot është e qartë që nuk është, ajo sigurisht është në një proces rikonstruktimi. Kur të vijë koha e duhur, ky rikonstruktim patjetër do të jetë realizuar. Kur kjo të ndodhë, në vend të një bote të tronditur nga ligësia dhe urrejtja, një botë surprizuese që ka marrë formën e saj në klimën e dashurisë, tolerancës dhe vetëpërmbajtjes do të shfaqet përpara nesh. Vetëdija kolektive do të mirëpritet me gëzim dhe do të zërë vend në zemër të saj, duke mos shpërfillur ata që kanë një pjesë në këtë reformim. Këta njerëz do të lënë gjurmë të pashlyeshme dhe, nëse nuk janë më fizikisht në këtë botë, gjurmët e tyre do të qëndrojnë për shekuj. Unë besoj me tërë zemrën që e vetmja gjë që duhet bërë sot me qëllim që të realizohen këto ëndrra me aromë pranverore, është të shfaqim këtë lloj shërbimi për njerëzimin. Për këtë arsye, në vend të përpjekjeve të përkohshme, kalimtare dhe joshpresëdhënëse, unë do të këshilloja një tip lëvizjeje që është e përhershme dhe plotësisht e dobishme në çdo drejtim. Unë mendoj që për sa kohë jam gjallë, nuk do të hezitoj t'i përsëris këto rekomandime.

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.