Morali dhe Etika

Të jesh i ditur është tjetër, të jesh njeri, tjetër! Duke hyrë me diturinë e vet nën urdhrin e njerëzimit, dijetari shpëton nga hamallëku i kujtesës dhe arrin të bëhet një njeri i lartë në atë masë që, me moralin dhe virtytshmërinë e vet, ta përfaqësojë diturinë e vet. Në të kundërt, s'ka ndonjë ndryshim prej një të mjeri që e ka çuar jetën kot. Fundja, vetëm morali dhe virtyti janë ato që e bëjnë injorancën-hekur të çmuar e të dobishëm si floriri!..

***

Edhe sikur të të kenë gënjyer, ti kurrë mos gënje njeri! Veçanërisht kurrë mos u ndaj nga besnikëria dhe orientimi i drejtë që janë një virtyt i lartë, edhe nëse, disa herë, mund të të shkaktojnë humbje!..

***

Në ditët tona, morali, më në fund, nuk kuptohet, ashtu siç e kuptonin të parët, një tërësi virtytesh. Njeriu i ditëve të sotme kërkon ta kuptojë atë më shumë në formën e etikës dhe edukatës shoqërore. Eh, sikur ta shihnim moralin te çdo njeri qoftë edhe në këtë formë!..

***

Morali përmban një sërë parimesh të larta lidhur me sjelljet e njeriut, të cilat, që të gjitha, burojnë prej nivelit të lartë shpirtëror. Duke u mbështetur në këtë mund të themi se personat që nuk kanë siguruar afinitetin e duhur me shpirtin e vet, është mjaft e vështirë t'i përfaqësojnë rregullat morale për një kohë të gjatë...

***

Më parë thuhej se "morali mbeti në libra". Tani, se "mbeti në librat e vjetër!" Edhe kështu në qoftë, sado "të reja" të flijohen për këtë gjë që kërkohet të vjetërohet, e vlen!..

***

Flijimi i interesit tënd për interesin e tjetrit është shpirtmadhësi dhe trimëri! Ata që bëjnë për herë punë të mira e të dobishme pa pritur ndonjë interes si shpërblim, kur të përballen papritmas me të gjitha veprat e mira e të dobishme që kanë kryer, do të derdhin buzëqeshje me habi dhe mahnitje mbi fatin e vet!..

Pin It
  • Publikuar më .
© 2022 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.