Njerëz të Shtrenjtë

Mes njerëzve, ashtu siç ka njerëz të lirë që mund të blihen fare lirë, ka edhe njerëz të shtrenjtë që nuk mund të blihen as me arin e tërë botës! Pikërisht këta janë njerëzit që i lartësojnë

kombet. Njerëzit e shtrenjtë, ashtu si retë e ngarkuara me shi, janë të ngarkuar me ideale e virtyte të larta. Të njihen a të mos njihen, ku shkel këmba e tyre, mbin bar e lind jetë...

***

Omer Muhtari[1] u thotë italianëve: "Unë po vdes, por do të ekzistoj pa fund, kurse ju, bashkë me vdekjen, do të merrni fund!" Muslimani e shet

jetën shtrenjt, e jep jetën e vdekshme dhe merr jetën e pavdekshme. Shëndeti që na mban lidhur ne pas kësaj bote, është si bukuria dhe freskia e fletës së trëndafilit. Fleta e trëndafilit është shumë tërheqëse kur është e gjallë, e freskët dhe e shëndetshme, por, kur vyshket, s'i mbetet asnjë vlerë!..


[1] Luftëtar i Luftës për Shpëtimin Kombëtar të popullit turk kundër pushtimit imperialist pas Luftës së Parë Botërore.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2022 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.