Vdekshmëri

Tiktaket e zemrës janë mërmërimë e melodisë së vdekjes filluar me lindjen...

***

Pothuaj çdo njeri e di se kiameti është afër. Mirëpo sa vetë ka që t'i bien në të se ai shpërthen çdo ditë e nga pak?..

***

Po qe se të rinjtë do ta parashikonin qysh më parë se sa të pavlerë do të bëheshin pasi t'u kalonte rinia dhe bukuria, gjithsesi do të kërkonin pa pushim rrugët e rinisë dhe bukurisë së përjetshme...

***

Ka shumë gjëra që njeriu u jep vlerë, të cilat vdesin e shkojnë së bashku me të, kurse idetë dhe veprat e dobishme të tij mbeten të gjalla edhe pasi ai vetë të varroset dhe jetojnë gjer në pafundësi...