Mbi Kohën

Kur hajet e pijet, pasi i fusim në gojë, ia japim trupit, ndiejmë kënaqësi dhe përfitojmë prej tyre. Kështu është edhe koha: në atë masë që i bëjmë tonat sekondat, minutat, ditët dhe javët, e shijojmë kënaqësinë e saj dhe nuk duam që të na ikë. Ndërsa jeta është një dhunti, me shijimin e të cilës s'kemi të ngopur në atë masë sa t'ia ndiejmë shijen dhe gëzimin, në atë masë sa të na premtojë ca gjëra për të sotmen e të ardhmen, kur jetohet në mënyrë të pavetëdijshme e të paqëllimshme, s'është gjë tjetër veçse një barrë e rëndë mbi supet e njeriut...

***

Koha është si telat spiralë të një gjeneratori me ndryshimin që zgjatet gjer në pafundësi. Nuk është një vijë e drejtë dhe as e rrafshtë; aty ka ngjitje e zbritje. Trupi i vërtetë i kohës është çasti që jetohet...