Imitimi i kombeve të tjerë

Në lidhje me gjendjen e popujve të shembur për shkak të shthurjes morale, Profeti (s.a.s.), duke ia tërhequr vë­mendjen bashkësisë së tij, ka thënë kështu:

"Do ta ndiqni hap pas hapi rrugën e paraardhësve tu­aj..."[1]

Në shembjen e shoqërive që përjetojnë rrënim moral, vi­hen re çrregullime të tilla si mashtrimi nga kjo botë, pa­mundësia për të ngritur ekuilibrin trup-shpirt dhe paaftësia për ta përcaktuar veten. Për fat të keq, ky defekt ka filluar qysh në thellësi të hi­s­torisë, është përcjellë gjatë epokave nga brezi në brez dhe, më pa­staj, perëndimi e ka tra­shëguar këtë të keqe dhe, duke e stolisur me fantazira qy­tetërimi, ua ka përcjellë ndjekësve apo imi­tuesve të vet. Nga ky këndvështrim, hadithi i mësipërm kon­siderohet, gjithsesi, mrekullisht pohues.

Këtu nuk do të kaloj dot pa prekur edhe një moment tjetër të veçantë: kur i shohim disa vende dhe njerëzit e ty­re, na duken, nga mundësitë materiale, në mirëqenie e të lumtur dhe pande­him se i kanë kapërcyer të gjitha pro­b­le­met. Mirëpo njeriu perë­ndimor është gjithmonë i paqetë; ai kërkon qetësi e lumturi, por gjithsesi nuk i gjen dot. Së pari, përqindja e vetëvrasjeve në pe­rëndim është shumë më e lartë se në vendet e tjera. As nuk mund të mendohet se një popull a një komb, njerëzit e të cilit, qofshin mesh­kuj a femra, bëjnë vetëvrasje, të jetë i lumtur!

Në një konferencë me temë familjen në islam, të zhvi­lluar në Rabat, nën titullin "Rregullimi i familjes", bëhej e ditur se në Ame­rikë, përqindja e divorcit ishte 40%. Sot kjo shifër mund të jetë rritur. Mes popujve të degjeneruar në botë, Amerika duket si më e ekuilibruara. Meqë është e ndjeshme në çështje të cak­tuara, mund të quhet se s'ka hyrë plotësisht në falsitetet e perë­ndimit. Megjithëkëtë, edhe atje gjendja është aty-aty.



[1] Buhari, I'tisam, 14; Enbija, 50; Muslim, Ilm, 6.
Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.