Cilësia mbi gjithçka

Kur'ani, ku rëndësia që i jepet sasisë është e kufizuar, bën këtë sqarim:

"Pa dyshim, Allahu në shumë vende (fusha lufte) dhe në luftën e Hunejnit ju ka ndihmuar juve. Epërsia numerike ju pati bërë t'ju pëlqejë vetja, por nuk pati vlejtur aspak për t'ju shpëtuar nga disfata. Me gjithë gjerësinë e saj, toka ju pati ar­dhur e ngushtë dhe, më në fund, ju qetë shthurur e kthyer pra­pë." (Kur'ani, Tevbe, 9/25)

Luftën e Hunejnit Profeti (s.a.s.) e pati zhvilluar pas nga­dh­njimit të Mekës. Në fillim, përballë Hevazinit, muslimanët nuk qenë sjellë siç u takonte. Atë ditë për të cilën bën fjalë Kur'ani, ata të bekuar, duke parë vazhdimin e favorit të Allahut për ta, patën menduar: "Para kësaj ushtrie të islamit askush s'mund të qëndrojë!" Por, kur e patën parë veten para shigjetarëve të He­vazinit, nuk patën shpëtuar dot nga një tronditje e përkohshme. Kjo do të thotë se dhe mes nje­rëzish të bekuar si ta ka që men­dojnë kështu si dhe del në shesh se epërsia numerike nuk është aq me rëndësi.

Sigurisht, e rëndësishme është thellësia, pesha e personalitetit, është të jesh i matur. Ndërkaq, meqë ata qenë të afërt të Allahut[1], tronditja e përkohshme atje dhe tërheqja është, sipas tyre, gjynah, mëkat, kurse sipas nesh, jo. Ajo çka kërkohet të theksohet këtu, është se, pavarësisht nga koha dhe vendi, epër­sia numerike nuk është me rëndësi. Edhe Kur'ani këtë na tre­gon. Duke mbajtur parasysh faktin që ky ajet nuk është abro­guar dhe konkluzioni i tij nuk e ka humbur aktualitetin, duhet të themi se, pavarësisht nga gje­ografia ku ndodhen, muslimanët duhet ta lidhin çdo gjë jo pas epërsisë numerike, por pas marrë­dhënies me Allahun, pas cilësisë, pas thellësisë shpirtërore.

Edhe sikur të ndodheni në pakicë e të dobët si bashkësi e Muhammedit, po qe se mund të orientoheni kah Allahu dhe të jetoni gjithmonë me emocionin e tregimit të diçkaje, me ndih­mën dhe favorin e Allahut (xh.xh.) pa tjetër do të arrini sukses. Në të kundërt, po qe se tërhiqeni në shtëpitë tuaja dhe e harro­ni marrëdhënien me Të, Allahu ju ruajttë, sado shumë që të bë­heni e sado epërsi numerike që të keni, nuk do të përbëni asnjë vlerë!



[1] Në origjinal: mukarrebin (arab.)
Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.