Si duhet treguar

Tema kryesore mbi të cilën u përqëndruam në pjesën e më­parshme, ishin çështjet lidhur me gjendjen besimore e adhuri­more të fëmijës sipas niveleve të tij të moshës dhe ne konklu­duam se marrja e rezultateve pozitive në këto çështje varej, për­gjithësisht, nga sjelljet, qëndrimet dhe shembulli personal i pri­ndërve dhe edukatorëve të tjerë veç tyre.

Po qe se fjalët na bëhen interpretë të botës së brendshme dhe sjelljeve tona, gjërat që ndjejmë, mendojmë dhe ven­dosim t'ia përcjellim bashkëbiseduesit, gjejnë lehtësisht ref­lektim tek ai. Në të kundërt, po qe se sjelljet nuk na i mbështesin fjalët dhe në zemër nuk kemi besimin dhe bi­ndjen e duhur, është krejt e qa­r­të se s'do të mund të ndi­kojmë shumë.

Prandaj, po qe se ndodheni në krye të një institucioni arsimi dhe edukimi të madh apo të vogël ose të ndonjë enti adminis­trativ, duhet ta dini pa diskutim se ju jeni aty zem­bereku edhe i rregullit, edhe i harmonisë. Po qe se ndodh ndonjë thyerje tek ju, edhe në të gjithë ekipin që drejtoni do të shfaqen menjëherë rrëshqitje. Në kundërshtim me këtë, përsa kohë që ju të jeni i vendosur, edhe në ekipin apo sistemin tuaj do të ketë vendos­mëri ose, në pastë lëkundje, do të jenë të vogla e të parëndësi­shme.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.