Një Lugë Dituri

Nga jeta e kësaj bote shumica gjë s'kuptojnë,
E sodisin qenien me një qelq të errët.
Mëngjeset dhe mbrëmjet me fjalë boshe kalojnë,
Në rrugën që vërtitet, rrugët rrugën u kanë prerë...

Pandeh se pa diçka, por mjegull e tym ka parë,
Pas pandehmës rruqën merr, distanca e paqartë,
Një jetë të tërë blen e shet pa ndarë,
Me peshore të pasakta, me gurë të pasaktë.

Të vërtetave-symbyllur, me ëndrra fekondohet,
Vetëm sa hij'e pasdites madhështia e tij;
Alternativa: asgjë; në asgjë mburret e krenohet,
Në fund të lumit është, në majë të malit veten di...

Egoizëm, qibër, botën me përbuzje sheh,
Te mungesa e vlerës është filli i lajthitjes;
Popullit diçka me vlerë-jo, as për të Drejtin s'ke,
Shpirt i pavlerë në pasionin e paraqitjes.

N'e pafsh në çehre, si ta ketë nxirë qymyri,
Buzëqeshje Mexhnuni n'paraqitjet pa kuptim;
T'i vjedhësh një lugë nga dituria, do t'i duket fundi,
Një gënjeshtër e tërë ato pamje plot shkëlqim.