Armata e Dritës

Armata e Dritës, ndër fytyrat drita-bukuri,
Ndër zemra lumturi e nxehtë dhe e thellë;
Shpërndajnë gjithandej krahë-krahë kënaqësi,
Ndër sy Pafundësia u shtrihet brenda, thellë…
Armata a Dritës, ndër fytyrat drita-bukuri.

Aromë dehëse era që gjokset shpërndajnë,
Ndër shpirtra me mendime ngjyra-ngjyra çdo ditë,
Ndjenjat, mendimet, të gjitha prej drite i kanë…
Si fluturat e natës vijnë rrotull në dritë,
Aromë dehëse era që gjokset shpërndajnë.

Kombit të Iremit i ngjajnë ndër lulishte,(1)
Nga mussllukët e mermertë burojnë begatitë;
S'e dinë ç'është vjeshta ato anë jeshilishte,
Çdo ditë një pranverë, çelin lulet përditë,
Kombit të Iremit i ngjajnë ndër lulisthte.

Nga Pafundësia në ndjenja u derdhet nur,
Shpalosur flatrat prej drite fluturojnë;
Qiejt hapin prehrin, ata përkulen, u thonë: hyr!
S'tunden nga besimi, vendimet s'ndryshojnë…
Nga Pafundësia në ndjenja u derdhet nur.


(1) Përkatësisht periudha e Babilonisë së lulëzuar, me kopshlet e varura të famshme.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.