Këta Jigitët

Një perëndim dielli shih, po aq ëmbël sa dhe lindja;
Shpirti ç'është, një copë e mbushur plot me ndjenja...

Në këtë botë perëndimet nga pas një lindje kanë,
Në shpinë të errësirës: prej drite një ekran.

Netët me qiejt faqe-sypërshndritëse,
Nje këngë e pafund ajo gjeometri e mahnitshme.

Një klimë qiellore e pafjalë, e kthjellët dhe e qetë
Na pulit sytë... pas saj një botë tjetër...

Me melodi vere e fjalë dimri vjeshta vjen e shkon,
Nën borë e akull blerimi zë fill, mugullon.

Në perëndim faqemalet zbehen, humbasin gjithandej,
Pemët lëkunden si hije që përtej...

Dhe degët na duket si nga tjetër botë vijnë,
Në çdo degë përfytyrimi sheh pafundësinë...

Si të hapej një dritare e botës Përtej,
Njeriu pa pushim nga vetvetja zhvishet, del.

Nga zëri i shpirtit e ftojnë në atë botë melodi...
Nga fryma e tij ndien parasjse harmoni.

Endrrat vrullojnë, përfytyrime dashurie të zjarrtë,
Nesër me yjet më fluturue-shije mjaltë...

Nga ajo botë ëndërrimesh shpirti s'kërkon më zgjim,
Ata që arrijnë atje, kurrë më s'duan kthim.

Me sy të vagëlluar Atë e dallojnë, Atë e shikojnë,
Ndër duar kupa dashurie plot përqjumshëm kalojne.

Me verë Parajse sarhoshë te dehur gjithmonë,
Çdo kohë këngë drite këta jigitë ia thonë...

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.