Ngrehu, Jigiti im!

Ngrehu, o jigit, mos fli!
Veç ofshamë kam në gji...
Pa ty n'ditët i vetmuar,
M'iku koha e kaluar,
Veç të zymtë e të mjerë
Ti na ke braktisur ne.

Duku, pra, jigiti im!
Krahërorët në gulçim;
Shpirtrat janë në të dalë
Dhe në buzë e fundit fjalë;
Bëje popullin të qeshë një herë
U etëm për ndihmën tënde..

Nuk na mbeti fare frymë;
Ne: një radhë me jetimë;
Sot duro e nesër prit,
Porsi plaçkë jemi shitë;
Një vetmi e paanë,
Më e shumta s'ka derman!

Ti çdo natë në ëndrrë je,
Në fjalë e ndjenja bashkë me ne;
Ja, kështu, një jetë të tërë...
As po plet dhe ti një herë?
Sado pak na ki mëshirë!
Të përgjunjur e të shtrirë...

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.