Njeriu i Kauzës

Në rrugën prej drite zgjatet kah Drejtësia,
Hero që në emër të vetvetes çdo gjë lart e çon...
Çelësi i fshehtësive të krijimit në dorën e tij,
Në dorën e tij koha si lëmsh që rrotullon.

Në qiellin e tij, nëpër rrugë, spiranca lëshon,
Prej kohësh me Hizrin është mbyllur në fshehtësi... (1)
Kalimtarëve mesazh drite u transmeton,
I vetmi çakmak i dritës në mbrëmjë, lidhja e tij...

Ndër duar pishtarë drite, shpërndan bukuri,
Pistarët radhë-radhë i kaloi në çdou buxhak;
Në klimën e tij të mëndafshtë, në çdo frymëmarrje,
.....................................................një kënaqësi,
Përhapet aromë mimoze, tymon çdo oxhak.

Çdo vend nga kaloi, pas tij jeshilon,
Britma gëzimi lëshojnë bjeshkët, luginat, ç'të jetë...
Aromë pranverore era gjithkah kundërmon,
Ringjallen bari e pemët e marrin vrull përpjetë.

Botëkuptimi i tij-lidhja e Pafundësisë,
Ndër buzë një këngë e zjarrtë, ndër ndjenja drithërimë;
Ndër sy ngjyra-ngjyra harta e Përjetësisë,
Shpërndan nga vetvetja pika-pika besim...


[1] Hizri: Engjëlli-simbol i mirëqenies, prehjes, kënaqësisë, lumturisë.

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.